Futboll Sport

“NUK MË PËLQEN KY KLASIFIKIM”/ Pioli “harron” Champions, në Serie A rikthehet Ibra

Serie A ndryshoi sërish me pikët që iu kthyen Juves, të paktën për momentin. Me këtë ndryshim të ri, Milani e sheh veten jashtë Champions League, por trajneri Pioli është i përqendruar te sfida e radhës, ajo kundër Lecce-s:

“Zlatan është i grumbulluar për këtë sfidë, është mirë, Giroud jo, ka një problem në pulpë. Është e rëndësishme ta mbyllim mirë sezonin, mungojnë edhe tetë ndeshje, 5 prej tyre do t’i luajmë në San Siro. Skuadra është mirë dhe mund të bëjmë mirë.

Pioliii
Champions? Do të mendojmë pas 20 ditësh, e kemi mbyllur në një dhomë të blinduar atë diskutim. Tani mendja jonë është e gjitha në Serie A, duhet të shtyjmë përpara, nuk na pëlqen ky pozicion ku jemi.

Juves iu rikthyen pikët? Ne duhet të jemi të përqendruar në gjërat që kemi në kontroll. Sa më shpejt të jetë një klasifikim i qartë aq më mirë do të ishte”, u shpreh Pioli në konferencë për shtyp.

Related posts

Interi në bisedime për mesfushorin e Romës

Q.Autor

LIVE/ Torino-Milan, Andrea Belotti kalon vendasit në epërsi, shënon nga pika e bardhë

Delo.autor

Southgate: Ishim 20 minuta larg finales, Botërorin ta mbyllim me fitore

Isa.Autor

Leave a Comment