Futboll Sport

KATEGORIA SUPERIORE/ Kukësi në “luftë” për të dalë nga zona e kuqe, Partizani tenton mrekullinë deri në fund

Ditën e sotme do të luhen dy sfida të Kategorisë Superiore.

Në orën 15:00, Kastrioti do të presë Kukësin. Kjo sfidë parashikohet të jetë e luftuar nga të dyja skuadrat, pasi ndodhen në zonën e kuqe.

Kastrioti në fakt është më i rrezikuari pasi krutanët ndodhen në vendin e fundit të tabelës me 28 pikë, dhe çdo ndeshje deri në fund të kampionatit është si një finale për ta. Nga ana tjetër, Kukësi kërkon me patjetër tre pikët në këtë përballje. Verilindorët ndodhen në vendin e tetë me 36 pikë, por ende me këmbë në zonën e rrezikut. Një fitore e Kukësit do t’i bënte ata të ngjiteshin në vendin e nëntë dhe të parakalonin Erzenin.
Sfida tjetër mes Partizanit dhe Bylisit do të luhet në orën 18:00. “Demat e Kuq” edhe pse kanë një diferencë prej 8 pikësh nga vendi i parë, janë të vendosur për të provuar shansin e tyre deri në përfundim të sezonit. Bylisi nga ana tjetër është në vendin e nëntë aktualisht me 33 pikë, pra në zonën e rënies nga kategoria dhe kryeqytetasve nuk do t’ia bëjnë “fushë me lule” këtë përballje të sotme.

Related posts

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ UFC izolon “fight island” para eventit, masa të rrepta sigurie

Delo.autor

YLLI I CITYT I DËRGON MESAZH JUVENTUS/ De Bruyne: Dua të luaj me CR7, do më shtonte numrin e…

Delo.autor

SHQIPËRI-ISLANDË/ Flet Rudi Vata: Ju tregoj arsyen pse tifozët e kanë braktisur Kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment