Futboll Sport

PAMJET/ Allegri në dyshim? “La Gazzetta” zbardh të ardhmen e trajnerit

Juve dhe Max Allegri kanë kaluar një sezon shumë të vështirë, shpesh trajneri ka qenë në dyshim të fortë, por në asnjë moment tekniku i “Zonjës së Vjetër” nuk është dorëzuar, as kur ekipit iu hoqën 15 pikë.

Torinezët morën një tjetër “shuplakë” të fortë, këtë herë nga Inter duke u eliminuar nga Kupa e Italisë. Allegri nuk e priti mirë këtë eliminim duke u kapur me fjalë me të gjithë stafin drejtues të ekipit zikaltër, madje edhe me mikun e tij Beppe Marotta.

Allegri Cheeks

Në këtë sezon, por jo vetëm, Allegri ka pasur shpesh kundra edhe tifozët, pjesa e tyre më e madhe e kanë bërë përgjegjës për lojën e dobët dhe për mungesën e rezultateve. Pavarësisht këtij fakti, drejtuesit e Juves kanë vendosur të vijojnë me Allegrin.

La Gazzetta

Sipas La Gazzzetta dello Sport: Allegri do të vijojë të jetë trajneri i Juves si do të jetë përfundimi i këtij sezoni. Allegri ka një kontratë edhe për dy vite të tjera, ideja e drejtuesve është të respektojnë kontratën aktuale.

Related posts

U ARRESTUA PËR PËRNDJEKJE NDAJ ISH-GRUAS/ Gjykata jep masën e sigurisë për Klodian Duro, ja dënimi që merr

Delo.autor

FESTON 35-VJETORIN/ Me një fizik si një 28-vjeçar, Ronaldo flet për fundin e karrierës (VIDEO)

Delo.autor

I SKADON KONTRATA ME FREIBURG/ Mesfushori Abrashi gati të rikthehet tek skuadra ku shpërtheu si futbollist

Delo.autor

Leave a Comment