Futboll Sport

JO VETËM NË SERIE A/ Emri i Brojës përfundon në Portugali

Armando Broja po kalon momentin më të vështirë në karrierë. Pikërisht atëherë kur pritej shpërthimi i tij, pas një sezoni shumë pozitiv te Southampton, Broja pësoi një dëmtim të rëndë në gju duke mbyllur sezonin e tij me Chelsea. Jo vetëm dëmtimi, por situata ku ndodhet Chelsea, mes milionave të shpenzuara në merkato dhe dështimit të madh në Premier League, e bëjnë të paqartë të ardhmen e sulmuesit shqiptar.

Broja

Fakt është që blutë pritet të përfshihen në një revolucion në shkallë të gjerë në fund të këtij sezoni, me “valixhe në duar” janë shumë lojtarë për të shfryrë organikën e tej mbushur. Mediat angleze janë të bindura në këtë pikë, por në çdo rast, emri i Brojës nuk ka qenë i përfshirë në listën në dalje, kjo për shkak të moshës, kontratës se gjatë dhe potencialin e madh që ka sulmuesi.

Broja

Në Itali, mediat kanë një tjetër version, teksa shkruajnë se së fundmi në skenë ka dalë edhe Sporting Lisbona. Klubi portugez sheh te Broja sulmuesin ideal për të përforcuar fazën ofensive. Kujtojmë që më herët, emri i Brojës është lidhur shpesh me një transferim të mundshëm në Serie A ku e kërkojnë disa ekipe “big”, por vetë lojtari e sheh të ardhmen e tij me fanellën e Chelsea-t. E sigurt është që për Brojën do të dëgjojmë shumë në këtë merkato vere.

Related posts

“KËSHTU MBROHEN NGJYRAT KUQ E ZI”/ Reagimi emocionues i “Plisave” pas triumfit të Kombëtares (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Bylis-Kukësi

Delo.autor

Zyrtare: Chelsea nis bisedimet me West Ham për Carroll

Q.Autor

Leave a Comment