Ai ka shkëlqyer me Guangju në kampionatin korean duke fituar në këtë mënyrë simpatinë e tifozëve. 3 golat e shënuar së fundmi, kanë bërë që Asani të zgjidhet në formacionin më të mirë të muajit mars. Gjithashtu ai është përzgjedhur si lojtari më i mirë për muajin që lamë pas.

Forma e tij e mirë është një garanci edhe për trajnerin Sylvinho, i cili i realizoi ëndrrën e madhe për të luajtur me Shqipërinë. Futbollisti shqiptar nga Shkupi, edhe pse në katër ndeshjet që është aktivizuar nuk ka luajtur i plotë, ka arritur të shënojë 4 gola, me një mesatare 1 gol çdo 57 minuta lojë, si asnjë tjetër në kampionatin korean.

Yyu

Ekipi i Asanit, Guangju, ndodhet në vendin e pestë në pesë ndeshjet e luajtura deri më tani në kampionatin korean.