Futboll Sport

E BUJSHME nga gazeta katalanase: E dashura e Pique e tradhtoi me Pep Guardiolën?

Mediat spanjolle, konkretisht ajo vendase “Sport” i tronditi të gjithë me historinë e një trekëndëshi dashurie. Aktorët kryesorë janë Gerard Pique, e dashura e tij e re Klara dhe askush tjetër përveç Pep Guardiolës.

“Sport” kishte një artikull se Klara e tradhtonte Piquen me Guardiolën, por ndërkohë e hoqën nga faqja.

Megjithatë, një numër i madh i mediave të tjera iu referuan “Sport” dhe raportuan detajet e tekstit.

Klara kishte një lidhje të fshehtë me Guardiolën, të cilin dyshohet se e njihte që më parë, sepse ajo shkonte në të njëjtën shkollë me fëmijët e tij. Gjithashtu, thuhet se lidhja e Klara me Guardiolën supozohej të ishte hakmarrje pasi vetë Pique e tradhtoi të dashurën e tij me një avokate.

Meqë ra fjala, Pike hyri në një lidhje me Klarën gjatë verës së vitit të kaluar. Mediat shkruan se ai e ka tradhtuar Shakirën me të, me të cilën ka dy djem dhe me të cilën ka qenë së bashku për 11 vite

Related posts

Shokohet Vllaznia në “Selman Stërmasi”, Partizani shënon golin e dytë

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Dëshiron të prishë kontratën, Takaj i kërkon shumën e majme yllit të Skënderbeut

Delo.autor

E FUNDIT/ Gattuso fikson mesfushorin e Inter, nisin negociatat! Lojtari i thotë “po” Napolit

Delo.autor

Leave a Comment