Bajrami ishte protagonist absolut, krijoi disa raste për gol, ndërsa bëri që mungesa e Berardit të mos ndihej.

Bajramiii

Më në fund si titullari zbriti edhe Kristjan Asllani përballë Monza-s. Kjo ishte hera e dytë që Asllani u aktivizua në fushë nga minuta e parë, pikërisht atëherë kur ishte zbehur fare si opsion.

Asllani

Sipas TuttomercatoËeb, Asllani, për sa kohë ishte në fushë tregoi personalitet, nota 6. Si gjithnjë këtë periudhë, titullar dhe 90 minuta në fushë për Lazio-n u aktivizua edhe Elseid Hysaj. Anësori kuqezi u vlerësua me notën 6. Nuk është rikuperuar ende Adrian Ismajli, me qendërmbrojtësin kuqezi që nuk ishte i përfshirë në skuadër në ndeshjen kundër Cremoneses. Nuk u preferua asnjë minutë nga Jose Mourinho edhe Marash Kumbulla.