Futboll Seria A Sport

NGA SHARMI HISTORIK TEK FAKTORI RONALDO/ Ja pse të gjithë duan që të luajnë për Juventus (FOTO)

Juventus josh, Juventus tërheq. Rabio dhe De Ligt janë indikatorët e forcës së madhe gravitacionale që tregon se Juventusi është ajo që po drejton të gjithë vorbullën e merkatos.

Kush mbërrin në Torino bën një zgjedhje të qartë dhe të vullnetshme, pasi jo më kot në dekadën e fundit ata kanë thithur me një forcë të frikshme magnetike talente nga e gjithë Europa. Nga historia e pushtetit ekonomik e deri te grupi i fortë i lojtarëve që kanë ditur të afrojnë, tashmë është e thjeshtë të thuhet se bardhezinjtë pëlqehen dhe joshin këdo, me tratativa që janë më shumë sesa serioze.

KOMPETITIVË – Të qenit mes 8 më të mirave të Europës në katër nga pesë sezonet e fundit, siç kishte kërkuar presidenti Anjeli, pas humbjes me Ajaksin, është pa dyshim një faktor i fortë.

Juventus

Është e vërtetë që vit pas viti tentohet që të rritet sa më shumë niveli, por ndonëse zhgënjimet nuk kanë munguar, si në sezonin e kaluar, grupi i lojtarëve mbetet gjithsesi i nivelit të lartë, me shumë futbollistë që janë gati të shpresojnë se kura “Sarri” do të jetë ajo e duhura për të mbërritur te ajo “mollë e ndaluar” prej 23 vitesh, që quhet… Champions.

ÇËSHTJE EKONOMIKE – Tashmë, dihet nga të gjithë, Juventusi me manovrat e saj në marketing dhe investime të tjera siç ishte, për shembull, stadiumi privat, ka ditur që të ngjitet brenda pak viteve në elitën e klubeve më të pushtetshme dhe të forta ekonomikisht, duke prekur dhe kaluar 500 milionë eurot arkëtime në vit.

Nedved, Paratici, Anjeli

Këtë e konfirmon më së miri dopiogoditja e bërë në tri vite, Higuain-Ronaldo, ku nuk bëjnë përshtypje vetëm pagesat prej 90 dhe 117 milionë eurosh, por edhe pagat e niveleve shumë të larta, respektivisht 7.5 dhe 31 milionë euro neto në sezon. Dhe sigurisht, që me futbollin e sotëm që është jo vetëm sport, por edhe parà dhe marketing, Juventusi nuk ka pse të ketë zili askënd.

FAKTORI RONALDO – Një magnet shumë i fortë dhe ndoshta më i rëndësishmi për të thithur talentet e të gjithë botës, është pa dyshim edhe faktori “Kristiano Ronaldo”. Fakti që CR7 pranoi të linte Realin e Madridit për Juventusin, tregon se po flasim për një klub madhështor, pasi një si Ronaldo nuk garanton vetëm sukses e prestigj, por di edhe të joshë, siç ndodhi me rastin De Ligt, ku mjaftoi ftesa e portugezit për të hedhur në erë bisedimet që dukeshin të mbyllura mes mbrojtësit holandez dhe Barcelonës, apo qoftë edhe PSG-së.

Ronaldo2

Për më shumë, me një si Ronaldo në skuadër, Champions-i nuk është një ëndërr, por një objektiv normal si gjithë të tjerët që mund të synojë Juvja.

SHARMI HISTORIK – Por, kundrejt të gjithë faktorëve të mësipërm, Juventusi ka edhe sharm, ka një histori të frikshme. Ndoshta, mund të kishte pasur disa kupa me veshë të mëdhenj më shumë në muzeun e tyre, por edhe pse numërojnë dy Champions, në finalen e këtij turneu kanë shkuar 9 herë, ndonëse në 7 raste janë munduar, në dy-tre prej të cilave ndoshta pikërisht si rrjedhojë e një vetëkënaqësie dhe sigurie të tepruar se mund ta fitonin lehtë finalen. Gjithsesi, futbolli e pranon edhe këtë, ndonëse sido që të jetë, fjala “Juventus” reflekton një emër dhe një klub të madh!

Related posts

Kjo është shuma që Ronaldo pagoi për t’i shpëtuar burgut

Sadik.Autor

“ÇMENDET” ALLEGRI/ Lë jashtë listës së Ligës së Kampionëve një nga lojtarët kryesor

F.autor

Alexander Zverev triumfon në turneun Masters të Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment