Futboll Gossip Sport

“S’KA MË BURRË PRANË MEJE”/ Blasi ironizon Tottin: Një shkon, tjetër vjen

Look i ri dhe batuta të tjera për Francesco Tottin nga Isola dei Famosi, ose më mirë nga studiot ku Ilary Blasi drejton programin në Canale 5 që rifilloi për këtë sezon. Episodi i parë i edicionit të tretë i realizuar nga moderatorja e famshme italiane dhe hera e parë ndryshe, sepse ajo tashmë nuk është më gruaja e Tottit, me të cilin u nda vitin e kaluar.

Blasi u shpreh me ironi për divorcin me ish-bashkëshorti në fillim të programit që mbërthen milionë italianë rreth ekranit. “Gjërat kanë ndryshuar që nga viti i kaluar, nuk ka më burrë pranë meje. Për atë që shkon, një tjetër vjen” – u shpreh prezantuesja e njohur.

Si Blasi, ashtu edhe Totti, tashmë janë në lidhje të tjera dhe për asnjë moment nuk ka pasur paqe mes tyre, pasi palët pretendojnë se të dy kanë tradhëtuar kur kanë qenë të martuar. Muajin e ardhshëm do të nisë procesi i divorcit, që në Itali mediat rozë po i kushtojnë vëmendje maksimale, duke e cilësuar si ndarja e shekullit.

Related posts

NDESHJE HORROR ME VESELIN/ Trajneri Kolantuono: As penallti dhe as karton! Kisha lojtarë që…

Delo.autor

VIDEO/ Ronaldinho nuk ka të ndalur me ‘magjitë’ e tij, mos e humb!

Q.Autor

EURO 2020/ Ëndrra e Kombëtares nuk është shuar ende, rruga kalon nga Franca

Delo.autor

Leave a Comment