Futboll Sport

“ISHTE FANTASTIKE”/ Klopp shijon suksesin përballë Leeds: Ndeshja më e bukur e sezonit

Pas 5 ndeshjeve pa fitore, Liverpool rikthehet më në fund te suksesi në Premier League. Të kuqtë e Jugen Klopp shkëlqyen në transfertë përballë Leeds duke dalë me tre pikë pas fitores 1-6.

Në të 35-tën ishte Gakpo që hapi siparin e golave, i shërbyer nga Arnold në mënyrë perfekte. Katër minuta më pas ishte Salah që dyfishojë shifrat.

Me fillimin e pjesës së dytë, Leeds shkurtoi shifrat provizorisht, por vetëm kaq, pasi Diogo Jota dërgoi rezultatin në 1-3 në minutën e 52-të ndërsa në të 64-tën Salah shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Liverpool.

Në të 73-tën, Diogo Jota realizoi golin e pestë për Liverpool, dopietë personale edhe për sulmuesin portugez, përpara se Nunez në fundit e ndeshjes të siglonte shifrat përfundimtare në 1-6. Pavarësisht suksesit, Liverpool ndodhet ende larg zonës Champions, në vendin e tetë në kuotën e 47 pikëve, nëntë më pas se vendi i katërt:

“Ndeshja më pëlqeu shumë. Mendoj se ishte ndeshja më e mirë që kemi zhvilluar këtë sezon. Ishte më të vërtetë ndeshje e bukur me gola fantastik”, u shpreh Jurgen Klopp pas ndeshjes.

Related posts

Franca i jep LEKSION Argjentinës, Mpappe “FLAK” Messin jashtë Botërorit “Rusi 2018” (VIDEO)

Isa.Autor

“PO TREGOJMË SA VLEJMË, KJO ËSHTË ITALIA”/ Chiesa: Doja të shënoja në ajër

Delo.autor

Daja: Luftëtari meritoi gjithçka pasi luajti më mirë, ne nuk meritonim më shumë se kjo pikë

Isa.Autor

Leave a Comment