Futboll Sport

BAYERNI “PRANGOS” KIMISHIN/ Kapitenëve u mbyllet goja

“Apokaliptike”, do të ishte termi i duhur për të përkufizuar ndodhitë në shtëpinë e Bajernit në sezonin aktual.Prezantimi i vlerave më të larta të një klubi sportiv i gjente të gjithë komponentët në Mynih, ndonëse tabloja në fjalë ka mbetur mirazh. Pas largimit surprizues të Nagelsmanit u mendua se qetësia do të mbizotëronte nën urdhrat e teknikut të ri. Por që mbeti hipotezë, pasi përplasjet e brendshme vazhdojnë të gumëzhijnë në kampin ee rekordmenëve.

“PRANGOSJA E REGJISORIT” -Prestigjiozja gjermane “Bild” bën të ditur se bordi i kampionëve në fuqi të Bundesligës nuk do të marrë në konsideratë asnjë ofertë për shërbimet e Kimishit. Reali dhe Barcelona janë vënë në lëvizje për të nënshkruar me 28-vjeçarin, por ajo që bën më tepër përshtypje është trysnia shtypëse që po “përpin” lojtarët më të rëndësishëm në gjirin aktual të bavarezëve.

Agjenti i Joshuas nuk është lejuar të japë qëndrimin e klientit të tij, skenar i ngjashëm me rastin e beniaminit të tifozëve, Tomas Myler. Protagonisti me numër 25 në “Allianz Arena” u trajtua nga Tuhel si futbollist i dorës së dytë në Champions karshi Siti, panoramë që vijoi edhe në ligën vendëse, derisa mediat ndikuan te personat me detyrë ekzekutive, të cilët u justifikuan. Kurrë në historinë e klubit më të titulluar në tokën gjermane nuk janë pikasur sjellje me natyrë kaq denigruese krahas dy kapitenëve aktivë, Myler dhe Kimish. Profili i Joshuas merr nuancat jetike në repartin e ndërlidhjes mes mbrojtjes dhe sulmit. Të njëjtin status gëzon edhe “plakushi” nga Mynihu, fjala është për Tomas Myler.

Fituesi i 10 kampionateve radhazi me “diktatorët” në dekadën e fundit të ligës vendëse ka filluar të marrë nuancat e “vyshkjes së parakohshme”, krahasuar me përfundimin e kontratës, skadon në verën e vitit 2024. Përveç humbjes së titullit, me shumë gjasa, Bajerni duket se ka zhdukur “identitetin” në plane të gjera, aty ku imazhi në syrin e publikut dhe sjellja krahas beniaminëve ka kapur fundin./PanoramaSport

Related posts

Vetëm 1 minutë në fushë, mesfushori i kombëtares shënon një supergol (Video)

Q.Autor

Bale dhe Benzema të trishtuar te Reali? Ja si përgjigjet Zidane…

Sadik.Autor

Presidenti i Barcelonës zbulon emrin e ekipit të Dembeles për sezonin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment