Futboll Sport

FILLOJNË SPASTRIMET TE DINAMO/ Ja kush janë lojtarët e parë që priten të largohen nga blutë

Kampionati nuk ka përfunduar dhe ende nuk mund të flitet me emra konkretë për largimet e verës. E megjithatë, është e kuptueshme që të parët që mund të shkëpusin marrëdhëniet janë ata që kanë qenë në stol gjatë gjithë sezonit.

Nëse kanë qenë rezerva në Kategorinë e Parë, për ta do të jetë e pamundur të luajnë në Superiore. Mesfushori Sabien Lilaj ka pohuar se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Këtë rrugë mund ta ndjekë edhe portieri Edvan Bakaj.

Patrik Fetaj dhe Realf Zhivanaj janë dy lojtarë të tjerë që javët e fundit kanë qenë kryesisht në pankinë. Në këtë grup mund të futet edhe ndonjë nga lojtarët e rinj, që nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit.

Related posts

“MOS DISKRIMINONI”/ Flet Lukaku: Racizmi? Herën tjetër do të kundërpërgjigjem…

Delo.autor

I MUNGOJNË OFERTAT/ Lideri i mesfushës kuqezi bën prapakthehu. Mund të rinovojë kontratën me Milanin

Delo.autor

SOT INTER-MILAN/ Sfida e Kupës vendos fatet e sezonit! Statistikat e ‘Derbit të Madoninës’

F.autor

Leave a Comment