Futboll Seria A Sport

“ROMELU LUKAKU VLEN MË SHUMË SE LEWANDOWSKI”/ Bobo Vieri: Inter i dënuar për titullin, por…

Kristian Vieri bën llogaritë e kampi onatit më të ekuilibruar të viteve të fundit. Bomberi, i cili ka luajtur me Juventusin, Milanin dhe Interin, por jo vetëm, komenton momentin e të mëdhave, bën një analizë nga ana e cilësisë së skuadrave dhe në fund tregon favoriten e tij.

“Bobo”, na bëj një analizë të klasifikimit. Ka ndonjë të tepërt në vendet e para?

Nëse shikon emrat Sasuolo, por për nga mënyra se si luan meriton të qëndrojë atje. Ndërsa të tjerat kanë qenë gjithmonë.

Lufta për titull do të jetë mes katër të parave apo do ta reduktonit te Milani, Interi dhe Juve, ish-skuadrat e tua?

Të vendosim edhe Napolin, Lacion e ndoshta, Atalantën.

Po nga tani e deri në Krishtlindje çfarë mund të ndryshojë?

Pak ose asgjë. Megjithëse, renditjen do e rishikoj vetëm gjashtë-shtatë ndeshje nga fundi, atëherë mund të nisë një tjetër histori.

Thatë disa muaj më parë: Juvja mbetet më e forta, por fiton prej nëntë vitesh, pra Interi do të ketë më shumë uri.

E konfirmoj. Aq më shumë tani që dalja nga Champions-i, për fat të keq, i lë vetëm një objektiv: të japë gjithçka për të fituar titullin.

Le të themi edhe që e “detyron” të fitojë titullin…

Askush nuk është i detyruar. Megjithatë Konte ka një skuadër shumë të fortë: duke luajtur një herë në javë ka gjithçka për t’ia dalë. Interi duhet ta luajë gjithmonë Champions-in. Sepse ka lojtarë me nivel të lartë dhe e ka pasur gjithmonë në ADN.

E ka më të lehtë të luajë një futboll cilësor? Atë që, në Europë zakonisht bën diferencën?

Kur dëgjoj të them që Interi nuk ka cilësi, përgjigjem: gënjeshtër. Ka edhe më shumë nga se duhet për të mposhtur Shahtjorin, nëse fitoi në Mynshengladbah, në njëfarë mënyre fitonte edhe sfidën brenda fushës që të jep 1/8-at.

Interi luan shumë shpesh në të njëjtën mënyrë?

Kur situata nuk shkon mirë, një trajner duhet të tregohet i zoti të ndryshojë gjatë ndeshjes. Nga ajo që duket, Konte nuk e bën gjithmonë. Unë do të doja të shikoja Eriksenin më shpesh, mendoj se do të ndihmonte, megjithatë është trajneri ai që i shikon lojtarët gjatë gjithë ditëve, ne mundet vetëm të themi atë që shikojmë nga jashtë.

Eriksen do të qëndrojë në janar?

Jo, sipas meje largohet.

Mos ndoshta Interi varet shumë nga Lukaku, duke parë se po shënon vetëm ai, edhe pse shumë thonë që ato janë gola “karamele”, pra më tepër gola fati sesa cilësorë?

Një tjetër gënjeshtër… Madje nëse doni mendimin tim, sikur Robert Levandovski të luante tek Interi, nuk do të arrinte t’i bënte kurrë golat e Lukakut. Dhe njëkohësisht mund t’ju garantoj se nëse Lukaku do të luante te Bajerni, do të shënonte po aq sa shënon Leva në Gjermani.

Çfarë tregoi sfida ndaj Barcelonës për Juven?

I habitur? Zero. Juventusi mund të fitojë kundër kujtdo sepse ka futbollistë të mëdhenj edhe Kristiano Ronaldon. Me të nuk ka limite.

Mendohej se pa Ibrahimoviçin, Milani e ka të vështirë…

Por jo. Ka treguar të jetë një skuadër solide, ka dëshirë të madhe për të luftuar e bashkuar, të sakrifikohet, mbi të gjitha të fitojë. Ndihen mirë fizikisht dhe psikologjikisht, me dhe pa Ibrën. Luani pas pak rikthehet. Dhe luani ka uri, siç thotë ai.

Rebiç vlen më shumë gola?

Po dhe do t‘i shënojë, sepse ndodhet gjithmonë në mes të aksionit. Dhe sepse Ibrahimoviç bën të gjithë të luajnë më mirë.

Dhe e ka mendjen e lirë, është edhe sekreti i kuqezinjve pa detyrime për titullin?

Nuk duhet të mendojnë për asgjë deri në gjashtë shtatë ndeshje nga fundi, kur do të shikohen në fytyrë dhe do të thonë, ku jemi? Të shikojmë ku mund të arrijmë?

Pra, na e thoni se cilës ia dhuroni titullin këtë kampionat?

Jo, ju them vetëm dhuratën, që pres të rikthej pak publikun. Pa atë adrenalinë nuk është futboll, nuk ecet përpara. Dëshirë shumë e madhe.

Related posts

DEKLARATA NË PRAG TË NDESHJES NDAJ JUVENTUSIT/ Gattuso: Objektivi ynë është ta kthejmë këtë…

Delo.autor

SKANDAL/ Sekuestrohen në aeroport fanellat e Kolumbisë, ishin të mbushura me KOKAINË

Sadik.Autor

Egjipt vs Uruguai, formacionet zyrtare. Salah në stol!

Sadik.Autor

Leave a Comment