Futboll Sport

“KEMI BESIM”/ Largimi i Xhakës, Arteta: Nuk përgjigjem për historitë e Granitit

Arsenali përgatitet për tri ndeshjet e fundit të sezonit, duke nisur nga kjo e diel në transfertën me Brajtonin. Dhe trajneri Mikel Arteta është optimist se “topçinjtë” do t’i fitojnë ndeshjet e tyre (luajnë edhe kundër Notingem Forestit dhe Uolvesit në dy javët e fundit), për të shpresuar më pas te gabimet e Mançester Sitit.

“Duam të flasim për ndeshjen kundër Brajtonit dhe jo merkaton? Ata janë një skuadër me të vërtetë e vështirë. Mënyra se si ata po luajnë dhe ajo që Roberto dhe stafi i tij kanë bërë është e mrekullueshme. Fitorja ndaj Njukasëllit na ka dhënë besim. Do të vazhdojmë të rrisim nivelin e lojës sonë”, tha trajneri spanjoll në konferencë.

I pyetur nga gazetarët për zërat se Bajer Leverkuseni do të përgatisë një ofertë për Granit Xhakën në merkaton e verës, Arteta dha këtë përgjigje për gazetarët: “Siç e kuptoni, unë nuk do të përgjigjem për histori të tilla për Granitin”. Brajtoni ka fituar në tri nga katër ndeshjet e fundit në transfertë kundër Arsenalit në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që nuk kishin fituar në tetë vizitat e tyre të para në shtëpinë e londinezëve.

Related posts

PIRLO MERR LAJMIN E MIRË/ “Bardhezinjtë” rikuperojnë tre lojtarët për sfidën ndaj Udineses, rikthehen…

Delo.autor

I ÇMENDUR/ Stërvitja UNIKE e “El Loco”, FUTBOLLISTËT mbledhin MBETURINAT

Isa.Autor

KRYEQYTETI ITALIAN NË FESTË/ 50 mijë në stadiumin e Romës për të parë në ekrane ndeshjen e Tiranës

F.autor

Leave a Comment