Futboll La Liga Sport

Statistikat e GARETH BALE/ UELLSIANI shënonte më shumë kur nuk luante Ronaldo

Ndoshta Reali i Madridit nuk ka nevojë të kërkojë një zëvendësues për Cristiano Ronaldon, sepse e ka atë në skuadër. Kuptohet që një ekipi të madh i duhen sa më shumë sulmues për të pasur sukses në të gjithë frontet, por madrilenët mund të mbështeten tashmë te Gareth Bale.

Lojtari uellsian, siç shkruan spanjollja “As”, ka një rendiment të jashtëzakonshëm të golave, kur nuk luan Cristiano Ronaldo.“Bale është shumë më mirë, kur në ekip nuk është Cristiano”, është titulli kryesor i gazetës së njohur.

Bale ka qenë një nga lojtarët më të dashur për tifozët në Majami, ku stërvitja është ndërprerë për shkak të një stuhie të fortë.Uellsiani pritet të jetë lider në sezonin e ri, pavarësisht faktit, nëse Reali do të blejë një sulmues tjetër apo jo.

Pista më e mundshme për momentin është ajo me Robert Levandovskit.

Related posts

LIVE/ Derbi i Madoninës: Mbyllet ndeshja Milan-Inter në “San Siro”. Rezultati 0-3

Delo.autor

ZYRTARE/ Zhgënjeu me paraqitjet tek Inter, mesfushori prezantohet te Atletico Madrid

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Busquets largohet nga Bracelona, zbarkon në kampionatin holandez tek…

Delo.autor

Leave a Comment