Futboll Sport

LIVERPOOL SHEH NGA CHAMPIONS/ Por Klopp ul euforinë: Nuk besoj se është e mundur

Liverpool nuk di në ndalet në këtë fund sezoni. Të kuqtë siguruan fitoren e 7-të radhazi në Premier League duke u afruar gjithnjë e më shumë me zonën Champions. Ekipi i Jurgen Klopp kaloi pa shumë vështirësi Leicester në transfertë duke dalë me pikë të plota pas fitores së pastër 0-3.

Njeriu i ndeshjes ishte Curtis Jones autor i një dopiete. Mesfushori anglez u shkëput shpejt në minutën e 33-të duke finalizuar me gol një aksion të bukur. Tre minuta më pas, Jones përsëriti veten duke dyfishuar shifrat. Ndeshja nuk kishte shumë histori, ndërsa në minutën e 71-të, Alexander Arnold realizoi një super gol nga goditja e dënimit duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-0.

Fal këtij suksesi, Liverpool i afrohet me vetëm një pikë Man.United dhe Newcastle, por me një ndeshje më shumë. Pas kësaj humbje, “dhelprat” zhyten gjithnjë e më shumë në fund, duke rrezikuar të zbresin në Championship.

Pavarësisht se është shumë e vështirë të rikuperojnë dy java përpara fundit, për të siguruar një vend në Champions League, Klopp nuk dorëzohet: “Nuk besoj se është e mundur, të kapim katër vendet e para, gjithsesi do të ishte mëkat të mos ishim në Champions. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të bëjmë punën tonë deri në fund”, u shpreh Klopp pas ndeshjes.

Related posts

I DHA FITOREN SKËNDERBEUT/ Muzaka: Ka 36 javë dhe luftojnë 10 ekipe, por në fund fiton…

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ POLONISË PËR “EURO 2020″/ “Furia e Kuqe” rigjen Busquets, trajneri Enrique jep lajmin e madh

Delo.autor

Ndryshon rezultati në “Olimpico” Lazio e mbyll në avantazh pjesën e parë(VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment