Futboll Sport

25 METRA E GJATË/ Përfundon realizimi i murales së Lionel Mesit në Tiranë

Muralja e yllit argjentinas Leo Messi në kryeqytet ka përfunduar dhe tashmë fansat e tij mund ta shohin çdo ditë. Vepra qe mban firmën e Artistit Maximiliano Bagnasco është 25 metra e gjatë.

Në të shihet portreti i lojtarit më të mirë në botë teksa veshur mban fanellë e kombëtares së Argjentinës me nr 10.
Muralja e Messit në fasadën e godinës së konvikteve të mjekësisë, tërheq vëmendjen e kalimtarëve, të cilët nuk ngurrojnë ta fotografojnë.

“Prania e Messit” në Tiranë është një surprizë e bukur dhe për turistët e huaj që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë.
“Fantastike, është shumë e bukur. E vërteta është që nuk e prisja që ta shikoja këtu kampionin e botës, un vet jam nga Barcelona. Është një punë e jashtëzakonshme, i jap notën 10 artistit”, tha turisti spanjoll.

Muralja e Messit ne vendin tonë ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, që i kanë kushtuar artikuj murales së veçantë.

Artisti argjentinas Maximiliano Bagnasco është i njohur për muralet në shumë vende të botës ku ndër to spikat ajo e Diego Maradonës në Napoli.

Related posts

Melissa Castagnoli, ish e dashura e Balotellit, spektakël në Miami (FOTO)

Sadik.Autor

Alisson Becker zgjedh formacionin e ëndrrave

Sadik.Autor

KRIJIMI I SUPER LEAGUE/ Rummenigge: Nuk e di nëse Ceferin do ta falë Agnelli. Champions-i i ri është zgjidhja

Delo.autor

Leave a Comment