Madrilenët janë mposhtur 2-3 nga Shakhtar Donetsk në stadiumin ”Alfredo di Stefanoo”. Ukrainasit kaluan në avantazh të trefishtë në pjesën e parë duke shokuar ekipin e Zidane, teksa edhe pse reaguan ata nuk kanë shmangur dot humbjet.

Inter nga ana tjetër i falet Lukakut që evitoi humbjen e zikaltërve ndaj Borussia Moenchengladbach. Italianët kaluan të parët në avantazh por gjermanët i përmbysën. Në minutëne ’90 belgu shënoi për të siguruar një pikë.

Bayern Mynih konfirmohet se do të jetë sërish ekipi për t’u mundur. 4-0 kanë fituar bavarezët ndaj Atletico Madrid që në letër supozohej të ishte një ‘kartë’ e fortë. Djemtë e Simeone-s u thyen nga 2 gola për çdo pjesë.

Liverpool ka fituar në Amsterdam ndaj Ajax teksa golin e vetëm të sfidës e shënuan holandezët në portën e tyre. Atalanta dhe Gjimshiti kanë dhuruar një tjetër ndeshje spektakolare, kësaj radhe ndaj Midtjyland teksa në transfertë kanë fituar me rezultatin 0-4.

Kurse në sfidat e tjera, Manchester City mori një fitore të lehtë 3-1 ndaj Portos, Olympiacos fitoi ndaj Marseille minimalisht 1-0 ndërsa Salzburg dhe Lokomotiva e Moskës u ndanë në barazim 2-2.