Futboll Sport

ARABIA I DËSHIRON TË GJITHË/ CR7 dhe Benzema vetëm fillimi, projekti saudit trazon tregun

Arabia Saudite i dëshiron të gjithë. Qeveria Saudite dhe Fondi i Investimit Publik, janë të qartë në vizionin e tyre: kërkojnë ta shndërrojnë Saudi Pro League, kampionatin vendas, në kampionat më të madh në botë. Për të rritur cilësinë e kampionatit, sheikët nuk vendosur një fond pa limit, janë të gatshëm të investojnë miliarda euro për të afruar në Arabi lojtarët më të famshëm të botës.

Cristiano Ronaldo 2022 23

Pasi ia dolën me C.Ronaldo dhe Benzeman, çështje kohe edhe N’golo Kante, qeveria saudite ka udhëzuar skuadrat e Al-Ittihad, Al-Ahli, A-lNassr dhe Al-Hilal të blejnë lojtarët më me influencë në qarkullim. Plani i tyre është të rrisin imazhin e kampionatit vendas në sytë e botës së futbollit pasi dëshirojnë me çdo kusht të organizojnë një kampionat Botëror ashtu siç bëri Katari.

Arabia

Zyrtarisht kanë hedhur kandidaturën për Botërorin e 2030, ndërsa do të bëjnë të njëjtën gjë edhe në 2034 nëse nuk ia dalin me të parën. Këtë verë po lakohen emra të rëndësishëm si Lukaku, Luka Modric, Dzeko, Brozovic, Mauro Icardi dhe shumë të tjerë.

Related posts

Klubi i superiores largon trajnerin/ “Timonieri” shkodran ikën pas mbledhjes me drejtuesit

Sadik.Autor

SFIDA HAPOEL BEER SHEVA-LAÇI/ Ndeshjen e gjykon një kroat, dy kurbinas e njohin nga mashtrimi i Tiranës

Delo.autor

VDES IKONA E FUTBOLLIT/ Zbulohen fjalët e Maradonës në intervistën e tij të fundit: Nëse nuk do kisha varësi nga…

Delo.autor

Leave a Comment