Futboll Seria A Sport

Bonucci kryen kontrollet mjekësore te Juventusi, futet nga hyrja dytësore (FOTO)

Ashtu siç pritej, kthimi i Leonardo Bonuccit te Juventusi nuk është pritur me entuziazëm e as me festë nga tifozët e bardhezinjve. Në fakt, rrjetet sociale shpërthyen nga mesazhet e shumta kundër mbrojtësit, duke detyruar klubin që të merrte masa që të mos kishte incidente.

Kështu, nëse në aeroportin e Kazele ishin vetë tifozët që bojkotuan pritjen e lojtarit, klubi vendosi që të shmangte surpriza të pakëndshme në “J-Medical”, ku Bonucci do të kryente vizitat mjekësore.

Lojtari u shoqërua me makinë deri në qendrën mjekësore por nuk kaloi nga hyrja kryesore, por nga një dytësore, në mënyrë që të evitohej ndonjë pakënaqësi si dhe të shmangeshin për momentin komentet para mediave që prisnin futbollistin.

Për rreth dy orë ai ka kryer vizitat mjekësore derisa Juventusi shfaqi fotot e tij duke buzëqeshur me fanellën bardhezi.Ndërkohë, është mësuar se mbrojtësi do të ketë përsëri numrin e tij të fatit, atë 19, ndonëse më parë e kishte mbajtur një futbollist tjetër gjatë këtyre javëve.

Në fillimin e sezonit, Matia Perin kishte zgjedhur numrin 19, por me mbërritjen e Bonuçit, ai kishte rënë dakord që t’ia jepte mbrojtësit.

Related posts

75 milionë euro për mesfushorin e Bayern, gjermanët çojnë dëm merkaton e 2017-tës

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Devijimi i yllit Mount krijon një SUPER GOL ndaj Belgjikës (VIDO)

Delo.autor

ANCELOTTI PËRZGJEDH MESFUSHORËT/ Në mendje ndeshja derbi ndaj Atletico-s

F.autor

Leave a Comment