Futboll La Liga Sport

E KONFIRMON GAZETA SPANJOLLE/ Sulmuesi i njohur kërkon shtëpi në Barcelonë, ja arsyeja…

Sulmuesi holandez i Lionit, Memfis Depai është parë në Barcelonë duke kërkuar shtëpi për tu akomoduar, teksa e ardhmja e tij drejt katalanasve duke më afër se kurrë.

Sulmuesi 27 vjeçar që i skadon kontrata këtë verë me Lionin, është në kërkim të një aventure të re ku bashkimi me bashkombësin e tij Ronald Kuman do të ishte ideal për Depai.

“Mundo Deportive” zbuloi se Depai kishte udhëtuar drejt Barcelonës me një grup miqsh të ngushtë për të kërkuar për shtëpi, më pas është kthyer drejt Francës për të qenë i gatshëm për ndeshjen kundër Monakos, të cilën Lioni e fitoi me rezultatin 2-3 dhe Depai ishte protagonist duke shënuar gol dhe dukë dhënë asist.

Ky është sezoni i 4-t për holandezin me Lionin pas një periudhe 2 vjeçare me Mançester Junajtidin ku nuk kaloi një formë të mirë.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Ahmataj: Duhet të shpëtojmë ekipin nga rënia…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Valencia-Barcelona. Rezultati 2-0

Delo.autor

CHAMPIONS LEAUGE/ Ajaxi shënon golin ndaj “Los Blancos”, VAR-i anulon golin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment