Futboll Sport

FUNDI I NJË CIKLI/ Igli Tare i jep fund aventurës me Lacion pas 18 vitesh: Nuk do ndaloj kurrë së…

Igli Tare nuk do të jetë më drejtori sportiv i Lacios. Lajmin e ka bërë me dije vetë ish-futbollisti i Kombëtares, i cili i jep fund kështu aventurës me kryeqytetasit e Italisë pas 18 vitesh.

“Pas 18 vitesh, eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i Lacios ka ardhur në fund. E bëra këtë zgjedhje prej disa kohësh, por prita deri sa Lacio të arrinte objektivin për të shkuar në Ligën e Kampionëve, i sigurt që ndërtova një skuadër të fortë, me lojtarë të jashtëzakonshëm që arritën këtë objektiv.

Ishte një aventurë e gjatë e krijuar me momente të lumtura, humbje dhe trofe. Unë nuk do të ndaloj kurrë së falënderuari presidentin Lotito për këtë mundësi të madhe, tifozët bardhekaltër që hynë në zemrën time, klubin me të gjithë pjesëtarët, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që ishin afër meje në këtë rrugëtim.

Falënderim special për familjen time, që gjithmonë ka qëndruar pranë meje. Një mundësi prestigjioze që më është dhënë si futbollist dhe si menaxher dhe që sigurisht nuk do e harroj kurrë, duke marrë çdo moment të këtij rrugëtimi me vete.

Me shpresën që secili prej jush do të vazhdojë, me të njëjtin pasion që unë kisha, duke e mbrojtur me xhelozi këtë realitet. Gjithmonë Forca Lacio”, tha Tare.

Related posts

Dybala dhe Barcelona në krizë, Juventus hidhet në sulm për sulmuesin holandez…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Dy gola dhe dy kartonë të kuq, skuadra nga Gjibraltari eliminon Prishtinën

Delo.autor

Mina tregon vuajtjet te Barcelona: Nuk ia uroj askujt atë që më ndodhi!

Isa.Autor

Leave a Comment