Futboll Sport

ÇFARË NDODHI? Rey Manaj përfundon në spital para Serbisë, u helmua nga ushqimi

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj ka kaluar disa ditë jo të mirë në grumbullimin me kuqezinjtë. Lushnjari ka pësuar një helmim nga ushqimi dhe për dy ditë ka bërë serume në spital, kjo pas një temperature të lartë, bën me dije Top Channel.

Mungesa e tij me ekipin dhe stërvitja individuale ngritën pikëpyetje për Manaj, ndërsa FSHF më herët kishte njoftuar se sulmuesi vuante një virozë. Tanimë Manaj ka lënë gjithçka pas dhe pritet që sot të jetë në stërvitje me grupin, pasi në trajnimin e fundit u pa të bënte ushtrime veçmas.

 

 

Shqipëria luan kundër Serbisë të shtunën e 7 qershorit në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës./

Related posts

BARCELONA NË KRIZË TË THELLË/ Kampionët e Europës hidhen në aksion për të transferuar mesfushorin…

Delo.autor

SHIFRA REKORD TEK INTER/ Conte më mirë se “Special One”, sekreti janë… pjesët e dyta

Delo.autor

Rusi 2018/ Ngjitur me Botërorin, por nuk e shohin dot

Sadik.Autor

Leave a Comment