Futboll Sport

MILANI ZBARKON NË FRANCË/ Kuqezinjtë nisin takimet për dy lojtarë

Sipas raportimeve të “Foot Mercato” në Francë, Kevin Danso, qendërmbrojtësi austriak i lindur në vitin 1998, nuk është vetëm në objektivat e Napolit, që e sheh si alternativë në rast largimi të Kim, dhe të Fiorentinës, por edhe të Milanit. Drejtuesit kuqezi e kanë vëzhguar në disa raste.

Maldini e Masara madje do të ishin përpara konkurrencës pasi tashmë do të kishte pasur një takim të parë mes palëve, ku sidoqoftë nuk është diskutuar për çmime apo formulë transferimi.

Në fakt ishte menduar se biseda kishte pasur si qëllim Lois Opendan, por me sa duket mbrojtësi është gjithashtu në synimet e “djallit”. Sa i përket Opendës, ai mbetet në krye të listës me drejtuesit e Lensit që janë shprehur të gatshëm për një shitje e për të diskutuar formulën.

Sidoqoftë, vlera e operacioni për sulmuesin 177 centimetra nuk duhet të jetë më pak se 25 milionë euro e vështirë të jetë nën atë kuotë duke parë klubet e shumta të interesuara për belgun që në sezonin e fundit ka shënuar 20 herë në 40 prezenca.

Related posts

Murati dhe Sinani, dy talentët shqiptarë kualifikojnë Milanin U-19 në finale të Kupës

Q.Autor

SFIDA NDAJ PARMËS/ Pas mungesës në “Kupën e Italisë”, CR7 bën një tjetër “ndalesë”

Delo.autor

Tifozëve të Partizanit nuk iu “mbajnë” nervat, godasin kundërshtarët me sende të forta

Isa.Autor

Leave a Comment