Futboll Sport

NGA KANE TE CHIESA/ Bayern si kantier ndërtimi, yje të shumtë priten në Mynih

Në pritje për të gjetur “bomberin” ideal, Bayern Munich vijon të monitorojë nga pranë situatën me Federico Chiesa-n. Sulmuesi “azzurr” kërkon të ketë një rol si protagonist te Juventus, diçka që Allegri nuk ia ofron, dihet që marrëdhënia mes tyre nuk është nga më të mirat. Në kushte të tillë, Chiesa pritet të jetë një nga lojtarët e sakrifikuar në radhët e ekipit torinez, ndërsa Bayern Munich kërkon të përfitojë nga kjo situatë duke u paraqitur me një ofertë konkrete.

Chiesa

Problem në këtë pikë është konkurrenca e madhe pasi për lojtarin e Juves interesohen edhe ekipe si Newcastle, Chelsea dhe Liverpool. Nuk pritet të ketë konkurrence në lidhje me Kim.

Kim

Bayern Munich është në avantazh pasi janë futur prej kohësh në tratativa me Napolin për Kim, ndërsa kanë marrë dhe pëlqimin e mbrojtësit më të mirë të Serie A në sezonin e fundit. Bayern Munich do të paguaj klauzolën e tij të largimin, afro 50 milionë euro për të sjell në Mynih futbollistin e Napolit.

Harry Kane Bayern

Bayern Munich mbetet aktiv në këtë merkato verë pasi mbetet e nxehtë pista Harry Kane dhe Mason Mount, por konkurrenca për dy yjet e futbollit anglez mbetet e madhe. Në dalje është Lucas Hernandez, Anësorei francez ka gjetur akordin total me PSG.

Related posts

“20-VJEÇ DHE MENDON VETËM PËR…”/ “Gazzeta Dello Sport” speciale për Marash Kumbullën: Një luftëtar që nuk dorëzohet kurrë

Delo.autor

JO VETËM MARTIAL DHE HERRERA/ Njihuni me SUPER BLERJEN tjetër me parametër zero për Interin

Isa.Autor

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Juventus bën gati 75 milion euro për 21-vjeçarin…

Delo.autor

Leave a Comment