Futboll Sport

INTER SAKRIFIKON ONANAN/ Para të thata për zikaltërit, tani në sulm për…Lukakun

Romelu Lukaku mbetet një temë e hapur, në një kohë kur Inter dhe Chelsea vijojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje për të ardhmen e sulmuesit belg. Më 1 korrik, Romelu Lukaku rikthehet te Chelsea, i përfundon huazimi tek Inter, por belgu nuk dëshiron të qëndrojë në Londër, kërkon të rikthehet në Milano. Piero Ausiolo u rikthye me një “Jo” nga vizita e tij blic në Londër, drejtuesit e bluve refuzuan një tjetër huazim. Sigurisht, as Chelsea nuk dëshiron të mbajë në skuadër, por Lukaku mund të largohet vetëm nëse shitet me titull definitiv. Chelsea kërkon 40 euro për të lënë të lirë belgun, për këtë arsye kanë përpiluar një plan B, huazim me detyrim blerje.

La Gazzetta dello Sport shkruan, se Inter kërkon sërish një sakrificë nga ana e Lukakut për të ulur pagën e tij vjetore, aktualisht përfiton 8,5 milionë euro. Inter mund të gjejë paratë e duhura për të blerë Lukakun nga shitja e Onana dhe Brozovic. Portieri është një hap larg Premier League pasi Man.United është gati të paguajë 50 milionë euro për kartonin e Onanas. I mbyllur është largimi i Brazovic me kroatin që do të transferohet tek Al Nassr, skuadër me të cilën do të firmos një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 20 milionë euro në sezon. Inter do të përfitojë 23 milionë euro nga shitja e Brozovic.

Related posts

“Mbështes Serbinë në Botëror”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë për deklaratën e komentatorit shqiptar

Sadik.Autor

Kaçe bind, zë vendin e titullarit tek Panathinaikos

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ De Laurentiis refuzon ofertën e Manchester United dhe fikson çmimin e yllit të tij

Delo.autor

Leave a Comment