Futboll Sport

YJET ANGLEZË TRAZOJNË RRJETIN/ Nga Rice te Mount e Phillips, të gjithë në shitje

Declan Rice, kapiteni i West Ham, është kthyer në një nga emrat më të lakuar në ishull. Mesfushori anglez ka vendosur të ndryshojë ambient, ndërsa “çekanët” mbetën në pritje të ofertës më të mirë. Sipas mediave angleze, lojtari preferon të transferohet tek Arsenal, i ka dhënë fjalën trajnerin Arteras, por “topçinjtë” duhet të lëvizin për të përpiluar ofertën e duhur pasi në ndjekje të tij së fundmi është futur edhe Pep Guardiola. Gjithnjë sipas të përditshmet angleze, Arsenal pritet të paraqes një ofertë zyrtare prej 100 milionë sterlina për të mbyllur transferimin e Declan Rice.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një telenovelë më vetë është kthyer edhe e ardhmja e Mason Maunt. Chelsea ka refuzuar ofertën e tretë të ardhur nga Man.United. “Djajtë e kuq” janë paraqitur me një paketë prej 50 milionë sterlina, plus 5 të tjera bonuse, afro 64 milionë euro, por kjo ofertë nuk ka bindur klubin londinez. Duke qëndruar tek raportimet e mediave angleze, Chelsea nuk heq dorë nga Mount pa marrë fillimisht 72 milionë euro.

1258844000.0

Në shitje pas vetëm një viti ka përfunduar edhe Kalvin Phillips. Mesfushori nuk po përshtatet si duhet te Man.City, nuk është preference e parë e Pep Guardiola-s, në kushte të tilla, Phillips ka përfunduar në listën në dalje. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Bayern Munich, ku sipas Bild, nëse mesfushori largohet, Bayern do të jetë opsioni i parë, i sponsorizuar fuqishëm nga Thomas Tuchel.

Related posts

ZIDANE DREJT LARGIMIT NË FUND TË SEZONIT/ Real Madrid nis kontaktet me trajnerin e njohur…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Juventus-Udinese. Rezultati 4-0

Delo.autor

Manchester United tregon çmimin e Pogbas

Sadik.Autor

Leave a Comment