Futboll Sport

YJET E INTERIT NË ANKAND/ Nga Barella te Brozovic, vërshojnë ofertat

Inter mbylli një vit pozitiv, por tashmë është koha të bëjnë edhe një herë llogaritë në lidhje me sezonin e ri. Simone Inzaghi është konfirmuar në krye të ekipit, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për disa nga protagonistët kryesorë. Premier League po bezdis jo pak stafin zikaltër pasi disa nga ekipet më të mëdha janë hedhur në sulm për Nicolo Barella.

Barella

Sipas La Gazzetta dello Sport: Liverpool, Man.United dhe Chelsea po ndjekin nga pranë mesfushorin azzurr, e ndoqën nga pranë edhe në finalen e Champions League, dhe tani janë gati të nisin kontaktet me përfaqësuesit e Interit për t’i bërë një ofertë zyrtare. Kujtojmë që më herët Barella ka refuzuar një ofertë zyrtare nga ana e Newcastle. Një ofertë zyrtare ka ardhur edhe për Marcelo Brozovic.

Brozovic

Sipas Sky Sport, Al Nassr i ka ofruar Interin 15 milionë euro për kartonin e mesfushorit kroat. E kryer duket transferimi i Edin Dzeko te Gallatasari. Klubi turk i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare, 5 milionë euro kesh vetëm për firmën dhe 4,5 milionë euro të tjera në vit.

Skysports Romelu Lukaku Inter Milan 5400856

Situata nuk ndryshon në lidhje me Lukakun, belgu kërkon të rikthehet tek Inter, për këtë arsye po drejton vet negociatat me Chelsea. Lukaku kërkon të jetë në dispozicion të ekipin me 13 korrik.

Related posts

ARSENAL-CHELSEA/ “Topçinjtë” zhbllokon sfidën, Lacazette shënon me penallti të dyshimtë (VIDEO)

Delo.autor

HARRY KANE BRAKTIS TOTTENHAM/ “Bomberi” anglez mund të bëhet “djall”

F.autor

Nora Segura, “xhevahiri” i portierit Tim Howard!

Sadik.Autor

Leave a Comment