Futboll Sport

“LE TË VËMË YLLIN E DYTË NË FANELLË”/ Presidenti i Interit: Ky ekip është më i ri dhe inovativ

Pas ndalimit në shtëpinë e tij në Nanjing të Kinës, Steven Zhang iu bashkua Interit në kampin stërvitor japonez në Tokio, ku të martën skuadra do të përballet me ish-ët e vet, Milan Skriniar dhe Achraf Hakimi, pra me PSG në një miqësore.

Presidenti i Interit pati një “samit” të vërtetë me Simone Inzaghi, Piero Ausilio dhe Giuseppe Marotta (të lidhur online nga Milano), ku u diskutua qartë për tregun e transferimeve, duke filluar nga situata e Sommer dhe sulmuesi i ri, por megjithatë u zbulua kënaqësia me lëvizjet e bëra deri më tani.

“Ky është ekipi im, ky është Interi im; më i ri, më i fortë, më inovativ. Le të ndjekim yllin e dytë”, – mësohet të ketë thënë presidenti zikaltër. Në takimin e merkatos, situata e Sommer u rishikua, jo pa një prekje padurimi me kohën e marrëveshjes, por Inzaghi u sigurua se portieri zviceran do të jetë zikaltër menjëherë pas përfundimit të turneut japonez.

Bisedimet për sulmuesin e ri janë më thelbësore, investimi më i rëndë që pritet në muajin e ardhshëm, me një risi: pavarësisht preferencës së trajnerit të zikaltërve, Alvaro Morata është refuzuar përfundimisht për shkak të moshës, kostove totale dhe gjithashtu për shkak se spanjolli nuk e ka shfaqur atë entuziazëm për të veshur fanellën e Interit

Ndaj në tavolinë kanë mbetur dy emra plus një: i pari është Beto, i cili për nga karakteristikat fizike idealisht do të ishte më afër Lukakut dhe do të kishte kosto më të ulët se Balogun. Ky i fundit, megjithatë është emri që i pëlqen më shumë Zhang-ut.

Presidenti po shikon përpara dhe shpenzimet prej 40 milionë eurosh, plus komisionet që do të ishin të vështira, mund të shpërblehen në të ardhmen. Përveç nëse shfaqet një emër i tretë i një lojtari që ndoshta nuk është në treg.

Related posts

SEZON SPEKTAKOLAR/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare nominohet për çmimin e madh (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Humbje dhe mërzi me tifozët e Totenhemit, Antonio Konte drejt dorëheqjes

F.autor

ZYRTARE/ Barcelona arrin akordin me një 17-vjeçar, i vendos klauzolë lirimi… 400 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment