Futboll Shqipëri Sport

Fitore në frymën e fundit/ Shtubina nderon LAÇIN dhe mund KAMZËN

Laçi ka arritur të fitojë ndeshjen e javës së gjashtë ndaj Kamzës. Një gol në limite i Shtubinës, ka vendosur fatet e takimit, të luajtur pa tifozë në Kamzë.

Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa shumë raste, por me ekipin e Duros që pati më shumë epërsi territoriale në mesfushë. Edhe në të dytën, vendasit provuan më shumë, edhe me talentin Niko Zisi, por pa patur saktësinë e duhur para portës.

Ndeshjen e vendosi Shtubina, me një gol në sekondat e fundit me kokë, pas krosimit fantastik të Hadroj. Kështu, Laçi vazhdon të mbetet pa humbje në Superiore, dhe me këtë 3 pikësh, ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 10 pikëve.

Related posts

Reali me super ofertë për Hazard, bëhet blerja më e shtrenjtë në histori

Isa.Autor

Arena Kombëtare, në garë për finalen e Superkupës së Evropës për Vitin 2020

Q.Autor

NDIZET SFIDA TEK TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Mbrojtësi Arnold ndëshkon “Spurs”, Hojbjerg përgjigjet me golin e muajit VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment