Futboll Sport

“LUFTË” PËR YLLIN E DYTË/ Milan 100 mln euro buxhet, Pioli në ankth

Në shtëpinë e Milanit sezoni i ri po pritet me ankth dhe tension, kjo pasi është hera e parë që Pioli do të jetë pa Maldinin në krah. Trajneri ka marrë garanci totale nga stafi i ri, jo vetëm për të ardhmen e tij, por edhe për merkaton. Sipas mediave italiane, Milani do të investojë në këtë merkato vere 100 milionë euro, ideja e tyre është e qartë, të vendosnin yllin e dytë në fanellë përpara Interit, dy rivalët e përjetshëm kanë nga 19 tituj kampion në Serie A. Buxheti fillestar ishte 30 milionë euro, por kësaj shume do t’i shtohen edhe paratë nga shitja e Sandro Tonalit, 70 milionë euro, në total një portofol me 100 mln euro.

Loftus-Cheek ishte goditja e parë e Milanit në merkato në hyrje, por sigurisht nuk do të ndalen këtu. Lëvizja e radhës është sigurimi i kartonit të Pulisic. Milani ka paraqitur ofertën e parë zyrtare, 14 milionë euro, por oferta e “djallit” është shumë larg asaj që kërkon Chelsea, blutë e vlerësojnë sulmuesin 25 milionë euro. Gjithsesi, negociatat pritet të vijojnë, pasi amerikani është futur në vitin që i përfundon kontrata.

Related posts

QESHARAKE/ Legjenda e ARSENALIT dhe ANGLISË ngatërron moshën e tij (VIDEO)

Isa.Autor

9 humbje radhazi për Udinesen, Oddo rrezikon shkarkimin

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Pas një krosimi të jashtëzakonshëm nga Acuna, De Jong shënon një SUPER GOL ndaj Rennes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment