Gvardiol

Ka qenë vetë drejtori sporti i klubit gjerman, Max Eberl, që konfirmoi një lëvizje të tillë: “Gvardiol dhe agjentët e tij na bënë me dije dëshirën e lojtarit për tu transferuar te Man. City”. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm që City tani të derdh në arkat e Leipzig, 100 milionë euro, plus bonuse. Gvardiol do të bëhet në këtë mënyrë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e merkatos duke zbritur nga froni Harry Maguire, lojtar për të cilin Man.United pagoi 87 milionë euro për ta marrë nga Leicester.