Futboll Sport

NJË “RREZIK” PËR BROJËN/ Chelsea në sulm për Vlahovic, Pochettino kërkon një “bomber”

Dusan Vlahovic mbetet një temë e hapur në Torino, me sulmuesin serb që pritet të sakrifikohet në kushtet ku Juve po has jo pak vështirësi financiare, ndërsa prezenca e tyre në Evropë është në dyshim të fortë. Sigurisht, Vlahovic mund të largohet vetëm nëse vjen një oferte e përshtatshme ekonomike. Pavarësisht se serbi mbylli një sezon jo pozitiv, me 14 gola në 42 ndeshje, Vlahovic mbetet një emër i kërkuar në treg. Janë disa ekipe nga Premier League që vijojnë të shfaqin interesim për Vlavohic, mbi të gjitha Chelsea.

Vlahovic

Londinezët mbeten në kërkim të një qendërsulmuesi dhe sipas La Gazzetta dello Sport, në këto ditë korriku blutë mund të paraqiten me një ofertë konkrete për Vlahovic. Ky nuk është një lajm i mirë për Brojën, pasi një afrim i mundshëm i Vlahovic në Londër do të zvogëlonte hapësirat për “bomberin” kuqezi. Jo vetëm Chelsea, interesim për Vlahovic kanë shfaqur edhe Tottenham e Man.United. Në lidhje me merkaton në hyrje, tani në dorë të Guintolit, objektivi mbetet fiks, Milinkovic-Savic.

Sergejmilinkovicsavic

Lazio kërkon 40 milionë euro për mesfushorin serb, por kjo është një shifër e lartë për Juven pasi bëhet fjalë për një lojtar që i përfundon kontrata në 2024. Për këtë arsye, stafi i “Zonjës së Vjetër” kërkon të përfshijë në negociata dy lojtarë për të ulur kostot, Luca Pellegrini dhe Rovella. Palët, Juve dhe Lazio, kanë lënë një takim ditën e hënë.

Related posts

POGBA DHE RAKITIC ME “VALIXHE” NË DUAR/ Ja prapaskenat e bujshme të merkatos së janarit

Delo.autor

U PËRFOL PËR NJË KALIM TE MILANI/ Trajneri i njohur drejt Premier League

F.autor

RRËFIMI EMOCIONUES I SOUE/ “Në Gambia ishte e vështirë të gjeje top, ja momenti me Skënderbeun që se harroj kurrë” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment