Futboll Sport

ZYRTARE/ Bayern Munchen “blindon” prapavijën, firmos me mbrojtësin kampion

Ashtu siç pritej, Min-Jae Kim është lojtari më i ri i Bayern Munchen. Klubi kampion i Gjermanisë ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin, nëpërmjet një video në rrjetet sociale.

26-vjeçari vjen pas një përvoje te Napoli, ku për një sezon ishte shtylla e skuadrës. Kim ka luajtur më parë për ekipe si Jeonbuk, Beijing Guoan dhe Fenerbahce.

Transferimi i tij te Bayern Munchen ishte dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Tomas Tuchel. Kështu, bavarezët “blindojnë” prapavijën dhe tashmë rivaliteti në këtë repart është mjaft i madh.

Për futbollistin janë paguar 50 milionë euro dhe kontrata parashikohet të zgjasë deri në vitin 2028.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SPAL-it/ Këto janë notat e lojtarëve të Milanit, ja më i miri (FOTO)

F.autor

E BUJSHME NGA AMERIKA/ “Firma” e parë e Lionel Messi-t del në ankand, ja shifra e “çmendur”…

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Atalanta mposht Lazio-n me përmbysje dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment