Futboll Sport

ZIKALTËRIT SI RIVALËT E QYTETIT/ Rrotacioni te Interi vjen si pasojë e… Piolit

Simone Inzagi, edhe pse nukka një karrierë të gjatë si trajner, ka treguar në këto gjashtë vite në pankinën e Laciosdhe Interit se nuk është ndër ata që i ndryshon idetë e tij. 3-5-2 është tashmë një modul që e identifikon teknikunzikaltër, një modul të cilit po i qëndron besnik edhe në vitine tij të dytë në Milano.

Por edhepse nuk ka ndërmend të heqëdorë prej tij, këtë herë 46- vjeçari është treguar më fleksibël për sa u përket protagonistëve. Këtë sezon, ndoshtaedhe si pasojë e një kalendari më të ngjeshur se i zakonshmi, Inzagi po aplikon shpeshrrotacionet, duke u përpjekur t’u sigurojë minuta të gjithëlojtarëve, lëvizje që kanë nisur të etiketohen si demokraci “inzagiane”. Sigurisht që organika ka hierarkitë e saj dhetë gjithë lojtarët nuk janë njësoj, por të paktën trajneri popërpiqet të tregohet i barabartë me të gjithë në aspektin emundësive që u ofron dhe sidomos më i barabartë se njësezon më parë.

NUMRAT

Nëse do t’u hedhim një sy numrave të një viti më parë, mes lojtarit të 11-tëdhe të 12-të më të aktivizuar tek Interi (mes Dumfrisit eD’Ambrozios), diferenca ishte800 minuta. Trajneri e di mirëse për një skuadër që synontitullin dhe nuk mund të ketënjë hendek të tillë mes titullarëve dhe rezervave. Shtysapër këtë mund të ketë ardhur edhe nga skuadra kampione, Milani, ku diferenca mes lojtarit të 11-të dhe të 12-të mëtë aktivizuar nuk ishte as 300minuta. Pioli diti të gjente balancat pa bërë të ndihej prezenca apo mungesa e titullarëvetë padiskutueshëm dhe duket se Inzagi po synon të bëjë tënjëjtën gjë.

Fundja, edhe nësedo të refuzojë të marrë mësimin e trajnerit kuqezi, të cilit i zuri vendin te Lacio, pasi Lotito e pushoi këtë të fundit, Inzagi mund të bazohet te historia. Asnjë skuadër e madhenuk ka triumfuar vetëm me titullarët dhe Interi duhet tëndryshojë nëse do të jetë njëprej tyre. Në këtë politikë tëre që po ndjek, Simone duhet të përfshijë më shumë edhe tërinjtë si Asllani e Belanova, por deri në perfeksionimin e saj, trajneri zikaltër pritet të befasojë jo pak me formacionin.

Related posts

TRONDITET “BERNABEU”/ Huesca ndëshkon “Los Blancos” pas 3 minutash lojë (VIDEO)

Delo.autor

U RËNDIT I 6 NË BOTË/ Reagon Calja: Do të vazhdoj të derdh gjak e djersë për këtë flamur

Isa.Autor

DËSHTIMI TEK BARCA/ Flet Coutinho: Ja çfarë nuk funksionoi. Unë…

F.autor

Leave a Comment