Futboll Sport

E DËMTUAR POR NË TOP DHJETËSHE/ Luiza Gega përfundon Botërorin e Atletikës në vendin e tetë

Nuk ka mrekulli në Botërorin e Atletikës, por Luiza Gega mbetet krenari. Pavarësisht dëmtimit, Gega nuk stonoi në garën e 3000 m me pengesë, duke u renditur në vendin e tetë. Atletja kuqezi e mbylli garën e sajë me kohën 9 minuta, 10 sekonda, 27 të qindtat. Kjo është koha më e mirë sezonale e atletes shqiptare, duke humbur vendin e shtatë për vetëm 1 të mijtat më shumë se rivalja nga Uganda.

Gjatë finales, atletja kuqezi ishte përgjatë gjithë kohës mes rivaleve më të mira, ndërkohë që në mesin e garës humbi terren nga kreu.

Në fund arrin të rikuperojë disa pozicione, duke dalë e teta, ndonëse synonte vendin e shtatë. Në këtë botëror, për Shqipëria garoi edhe Franko Burraj, në garën e 200 metrave por pa mundur të avancojë më tej./

Related posts

8 GOLA NË 10 NDESHJE/ Rashica fiton vlerësimin e madh në Bundesliga (FOTO)

Delo.autor

PARTIZANI-BYLIS/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, braziliani Melo zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

DËSHTIMI ME VLERË 70 MILIONË EURO/ Ja vendimi që merr Milan për Piatek dhe Paqueta

Delo.autor

Leave a Comment