Futboll Sport

ÇMENDURI ARABE/ Oferta për Salah është e padëgjuar, kalon edhe CR7. Dorëzohet Liverpool, “peshkon” në Serie A pasuesin e egjiptianit

E besoni apo jo, por Arabia Saudite e dërgon ofertën për Momo Salah në një tjetër nivel: kontratë 3-vjeçare dhe mbi 200 milionë euro në vit. Në fillim, flitej për një ofertë 100 milionë euro, sërish shifra jo normale, por për të siguruar sa më shpejt shërbimet e “faraonit”, sheikët saudit i vendosin në tavolinë një ofertë përtej logjikës. Salah pritet të shndërrohet në lojtarin më të paguar në botë, duke kaluar në këtë mënyrë edhe C.Ronaldo-n. Al-Ittihad nuk njeh limite, në shifra të tilla pritet të paraqitet edhe në derën e Liverpool për të siguruar kartonin e Salah.

Salah

Përballë një situatë të tille, Jurgen Klopp-it nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të gjejë sa më shpejt një zëvendësues për Salah, koha në dispozicion nuk është e favorshme pasi në Evropë merkato mbyllet më 31 gusht, ndërsa në Arabinë Saudite 2 javë më pas.

Tuttosport

Sipas TuttoSport: Liverpool ka piketuar Federico Chiesa-n si pasuesin e Salah. Chiesa në fakt nuk është një emër i panjohur në shtëpinë e kuqe, edhe më herët, përpara se të dëmtohej, Liverpool ka kërkuar informacione për sulmuesin “azzurr”. Juve kërkon 60 milionë euro për të lënë të lirë Chiesa-n, një shifër që nuk pritet të jetë pengesë duke parë që nga shitja e Salah pritet të përfitojnë mbi 100 milionë euro.

Related posts

Njëri bën gati valixhet, ja si mund të ndryshojë sulmi i Milanit

Sadik.Autor

Roma shfrenon fantazinë, kërkon 90 milionë euro për portierin Alisson

Q.Autor

THUR ELOZHE PËR YLLIN E MANCHESTER UNITED/ Trajneri Giggs: Nuk mendoja se ishte kaq i fortë

Delo.autor

Leave a Comment