Futboll Sport

“KAM MARRËDHËNIE TË MIRË ME KRYEMINISTRIN”/ Jose Mourinho dhe Roma mbërrijnë në Tiranë

Partizani dhe Roma do luajnë sot në 20:00 një test miqësor në “Air Albania”. Skuadra e Serisë A italiane ka mbërritur në tokën shqiptare në orën 12:30 të së shtunës, teksa do akomodohet në një nga hotelet pranë stadiumit.

Miqësorja e luksit për Partizanin do ndiqet nga më shumë se 18 mijë tifozë, me biletat qe janë thuajse të shitura për këtë mbrëmje. Tanimë kundërshtarët e kampionëve të Shqipërisë janë në Tiranë.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho u shpreh i lumtur që ndodhet sërish në Shqipëri, aty ku në 25 majin e 2022 fitoi trofeun e Conference League me të tijë, duke marrë të parin trofe evropian për romanët.

“Është një vend që ndikon mirë për ne, është një vend që kemi fituar trofeun. Kam një marrëdhënie të mirë me kryeministrin dhe është kënaqësi që të jem këtu sërish, kryeministri ka bërë një punë të mirë. Vij me kënaqësi këtu”, tha Mourimho.

Related posts

Nuk ka më dyshime, De Bruyne e zbulon aksidentalisht të ardhmen e Alexis Sanchezit

Q.Autor

Besoni ose jo, këta janë trajnerët më të paguar në botë

Sadik.Autor

PAMJET/ Trupi i Pele zhvendoset në stadiumin e Santos për homazhet ndaj legjendës

F.autor

Leave a Comment