Futboll Sport

REKORDET NDJEKIN RONALDON/ Ylli portugez thyen legjendën Gert Myler, shkruan historinë nga Arabia

Larg futbollit të rëndësishëm, por ky fakt nuk e pengon C.Ronaldo-n të shënojë dhe të vendos rekorde të pabesueshme. Ylli portugez ishte protagonist për ekipin e Al Nassr duke shënuar një gol në fitoren 4-1 përballë Monastir. Në letër, ky gol nuk do të thotë shumë për tifozët, por për CR7 vështirë se do të harrohet. Në sezonin e tij të 22 radhazi, Ronaldo arrin të shënojë, si asnjë tjetër më parë.

Golin Ronaldo e shënoi me kokë duke arritur në kuotën e 145 golave me kokë, edhe ky është një rekord absolut duke u shndërruar në lojtarin që ka shënuar më shumë gola me kokë. Në këtë klasifikim special, Ronaldo la pas një legjendë të futbollit si Gert Myler. Ish “bomberi” gjerman kishte shënuar 144 gola me kokë.

Related posts

KRITIKOHET PËR SJELLJEN JASHTË FUSHE/ Bixente Lizarazu: Neymar është shumë i brishtë, nuk duhet të…

Delo.autor

ELEMINIMI I JUVENTUS NGA CHAMPIONS/ Çfarë do të bëjë Ronaldo tani? Ja hipotezat për të ardhmen e CR7

Delo.autor

GJERMANI-SPANJË/ Një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël mes dy ekipeve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment