Futboll Sport

RIKTHEHET CHAMPIONS LEAGUE/ Muja e nis ndaj Barçës, spikat supersfida Bayern-United

Rikthehet magjia e Champions League, kompeticionit më të ndjekur për klube. Të martën dhe të mërkurën do të luhen ndeshjet e para në grupe, ku që në start ka përplasje të forta.

Sezoni i ri do të hapet të martën në orën 18:45 me ndeshjen Milan-Newacastle, me kuqezinjtë italianë që vijnë pas humbjes turpëruese në derbi me Interin, ndërsa përballë do të kenë edhe Tonalin. Mbrëmja e së martës do të vijojë me sfida të tjera.

Barcelona pret kampionët e Belgjikës, Antwerp, aty ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbnor Muja. Ndërsa kampionët në fuqi të Manchester City do ta nisin në shtëpi ndaj Crvena Zvezdës.

Një rival modest për të besuarit e Pep Guardiolës, që kërkojnë pikët e para në grup. Sfida të tjera që spikasin të martën janë Paris SG-Dortmund dhe Lazio-Atletico Madrid, me Elseid Hysaj që rikthehet të luajë në Champions League.

E mërkura sjell përplasjen e madhe Bayern Munchen-Manchester United, me bavarezët që janë pretendentë në çdo sezon në Ligën e Kampioneve, ndërsa anglezët kërkojnë t’i japin fund krizës pas humbjeve në Premier League.

Rekordmenët e Real Madrid në këtë kompeticion e nisin në shtëpi përballë Union Berlin. Ndërsa nënkampionët e Inter do të përballen në transfertë ndaj Real Sociedad. Sfida interesante edhe Arsenal-PSV dhe Braga-Napoli.

Related posts

“ÇMENDURI” NË MERKATON E VERËS/ Klubet angleze në garë për talentin 21-vjeçar…

Delo.autor

NUK ËSHTË NJERI, ËSHTË MAKINERI/ Harry Kane shënon dy herë ndaj Kongos, kalon Pelé-n dhe prek kuotën mitike “100”

F.autor

GIRASI I LUMTUR TE DORTMUNDI/ Por mban ende dyert e hapura për një ofertë

F.autor

Leave a Comment