Futboll Sport

ÇFARË NDODH TEK TIRANA? Halili “kriset” me Shehin, në Durrës kulmi mes palëve

“Dashuritë” e mëdha gjithmonë e kanë një fund. E tillë është edhe ajo mes KF Tiranës së përfaqësuar nga Refik Halili dhe trajnerit Orges Shehi.

Themi kështu, pasi duket se marrëdhënia mes presidentit bardheblu me trajnerin më jetëgjatë të tij, është krisur. Dhe nuk janë dy humbjet e fundit me Erzenin e Laçin. Prej kohësh në ambientin bardheblu “fryjnë erëra të trazuara” si ato të viteve më parë. Dijetari Arnold Toinbi ishte i mendimit se historia përsëritet. E tillë është edhe “fotografia” mes Orges Shehit dhe Tiranës. “E shijuar” edhe më parë, por me fytyra të reja. Po çfarë po ndodh në ambientin bardheblu dhe cili është shkaku i krisjes mes palëve, gjithmonë nëse ka?

KRISJA – Në fakt akulli mes palëve ka nisur që kur Orges Shehi donte të largohej nga Tirana në fund të sezonit të shkuar. Shehi qëndroi, me Tiranën që i plotësoi kushtet financiare dhe i premtoi një skuadër fituese. Klubi, ama, nuk i mori lojtarët që donte Shehi, por drejtuesit e ndërtuan vetë ekipin, sipas filozofisë së tyre. Më pas erdhi përplasja e parë direkte dhe thyerja e dytë, “Aleksi”. Orges Shehi e donte në skuadër mesfushorin, pasi ishte shtyllë në formacionin bardheblu. Klubi nuk bëri ndonjë sforco për ta mbajtur. Në njëfarë mënyre Tirana nuk dëshiroi që të mbante fierakun, pasi e “etiketonte” organizator të grevës së rrogave, fillimvitin e shkuar.

Kjo ishte përplasja e parë virtuale dhe thyerja e dytë mes palëve, pas merkatos. Europa sheshoi gjërat, por jo gjendjen që u përsërit në sfidën me Teutën. Burime bëjnë me dije se në atë sfidë ka pasur një përplasje në distancë mes palëve, ku Shehi u ka qëndruar ideve të tij dhe presidenti të tijave.

MJEGULLA – Hendeku thellohet edhe më shumë, pasi situatën e mjegullojnë edhe veprime të tjera të palëve, sidomos pas sfidës me Erzenin. Pikësëpari, Orges Shehi kishte ditëlindjen. Klubi, trajnerin gjithmonë e ka uruar. Madje edhe për 100 ndeshjet, ndërsa këtë herë jo për ditëlindjen. Këtë shtator, Shehi nuk u urua siç ndodhi me kapitenin Najdovski. Nga ana tjetër, trajneri nuk ishte te takimi “UN WOMAN”. Detaje të vogla që tregojnë për akullin dhe mjegullën mes palëve. Kuptohet qartë se situata është jopozitive. Panorama Sport

Related posts

TIFOZËT E MILANIT NUK E DUAN NË FUSHË/ Gati të paguajnë klauzolën e Susos dy klubet e Premier…

Delo.autor

“NJERËZIT JANË BUDALLENJ DHE FLASIN…”/ Ronaldo flet për gjestin në Wanda Metropolitano

F.autor

Formacionet zyrtare: Torino – Juventus

Q.Autor

Leave a Comment