Futboll Sport

“ALERGJI” NGA STOLI/ Milan ngec në Dortmund. Pioli: Sfida dyshe me PSG përcaktuese

Në Evropë luhet një tjetër muzikë, Milanit nuk i mungoi ritmi përballë B.Dortmund, as rastet, por i mungoi finalizimi. Faza ofensive e Piolit zhgënjen pikërisht atëherë kur nuk duhej, në Champions kanë “alergji” nga goli pasi kjo ishte sfida e dytë që e mbyllin me rrjeta të paprekura. Gjithsesi, një pikë në “Signal Iduna Park” nuk është për tu hedhur poshtë.

Tt

Rastin më të pastër, në pjesën e parë, e kishte Giroud, por devijimi i francezit përfundoi mbi traversë. As Dortmund nuk qëndroi pasiv në këtë sfidë, por bënë shumë pak për të bezdisur portierin Mike Maignan. Në pjesën e dytë, Pulisic dhe Theo Heranadez provuan në dy momente të gjenin në rrugën e rrjetës, por pa sukses. Në fund, provoi edhe Chukwueze, por i vetëm përballë portierit Kobel gjuajti keq duke shpërdoruar një rast të pastër. Në fund, dy ekipet ndajnë nga një pikë pas barazimit 0-0.

Stefano Pioli në përfundim të sfidës u ndal pikërisht te ky detaj, te fakti që ekipi i tij e ka të vështirë të shënojë në Champions: “Rastet e krijuara në pjesën e dytë ishin të rëndësishme, të vjen keq që edhe një herë nuk arritëm të shënonim. Të mos fitosh asnjë nga këto dy ndeshje është një mëkat”, u shpreh Pioli duke bërë dhe një koment në lidhje me situatën në grup: “Ne e dimë që nuk duhet të gabojmë në asnjë hap. Grupi ynë është ai me kualitetin më të lartë. Besoj se sfida dyshe me PSG do të jetë përcaktuese”, theksoi trajneri i Milanit pas ndeshjes.

Related posts

Jose Mourinho: Ja pse 4 skuadra janë gjithmonë në çerekfinale

Q.Autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Nga Barcelona tek Ajaxi, 6 humbjet dramatike të “Los Blancos”

Delo.autor

TIFOZË NISIN REVOLTËN/ Miliarderi amerikan bëhet pronari i vetëm i ARSENALIT

Isa.Autor

Leave a Comment