Futboll Sport

THYHET MË NË FUND MAN.CITY/ Arteta nuk e fsheh gëzimin: Mposhtëm ekipin më të mirë në botë

Në një sfidë mes të barabartësh, 49 kundër 51% mbajtjes së topin, dy gjuajte në kuadrat nga Arsenal kundër një të Man.City, episodi që bëri diferencën ishte një devijim i pafat i Ake në minutën e 86-të. Për herë të parë, pas 7 humbjeve radhazi në Premier League, Arsenal thyen Man. City duke kaluar “qytetarët” në tabelën e renditjes.

Ekipi i Pep Guardiola-s e nis sfidën më mirë duke flirtuar me golin e avantazhit, por pa gjetur kuadratin. Në fraksionin e dytë, “topçinjtë” ishim më karikuar, por në asnjë moment nuk vendosën në vështirësi portierin Ederson, deri në minutën e 86-të, ku goditja e fortë e Martinelli-t gjeti devijimin e Ake duke përfunduar në rrjetë, një detaj që vendosi sfidën më të rëndësishme në ishull. Nuk e fsheh gëzimin për këtë sukses trajneri Arteta:

“Atmosfera është e jashtëzakonshme, duket që kishim vite pa fituar ndaj City. Mendoj se mposhtëm skuadrën më të fortë në botë, e bëmë këtë në mënyrën më të shkëlqyer. Kishte momente gjatë ndeshjes në të cilat vuajtëm shumë, por kishte edhe momente që treguam dëshirën për të marrë pikët e plota. Jam shumë i lumtur dhe kjo fitore shërben edhe si një mesazh për lojtarët që të besojnë në atë çfarë po bëjnë sepse janë një grup fantastik”, u shpreh Arteta.

Nuk kishte fitues në sfidën tjetër, Brighton-Liverpool, 4 gola të shënuar për një pikë pas barazimit 2-2. Momo Salah i vetëm nuk mjaftoi me “dopietën” e tij për t’i dhënë tre pikët ekipit të Klopp. Pas javës së tetë, Premier League kryesohet nga Tottenham me 20 pikë, po aq sa edhe Arsenal. Me 18 pikë, Man.City renditet në vendin e tretë, plus një pikë në raport me Liverpool.

Related posts

MUND TË QUHET LOJTAR I BARCELONËS/ Ja dita kur do prezantohet Neymar

Delo.autor

Courtois hedh në gjyq ish-trajnerin e Belgjikës

Sadik.Autor

FITORJA NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Mesfushori Gueye: Ja pse e kemi patur shumë të lehtë kundër “Qytetarëve”

Delo.autor

Leave a Comment