Breaking News Futboll Sport

JEMI NË EURO 2024! Një pikë e artë i siguron Shqipërisë biletën për në Gjermani

Moldavia 0-1 Shqipëria

Shqipërisë i duhet një pikë për të siguruar kualifikimin e madh në Euro 2024. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare për transfertën ndaj Moldavisë, takim ky që luhet në orën 18.00.

Në raport me takimin e fundit, atë kundër Republikës Çeke, kemi vetëm një ndryshim Ismajli rikthehet titullar në vend të Arlind Ajetit, me qendërmbrojtësit që për arsye dëmtimi nuk ia doli të ishte i pranishëm në këtë dy sfida, por në çdo rast, Ismajli është i paprekshëm teksa me Berat Gjimshitin kanë formuar prej kohësh dyshen e qendrës së mbrojtjes. Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë kompletojnë repartin e prapavijës, ndërsa Berisha në portë.

MOLDAVIA: Railean, Revenko, Kraciun, Baboglo. Posmac, Reabciuk, Motpan, Rata, Kaimakov, Postolaki, Nikolaesku.
Trajner: Sergei Clescenko

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi. Trajner: Sylvinho

Nuk ndryshon as dyshja e mesfushës, Asllani-Ramadani, ndërsa përpara tyre zbret Nedim Bajrami. As treshja e sulmit nuk preket me Seferin në të majtë, Cikalleshi në qendër dhe Jasir Asani në të djathtë.

Minutë pas minute:

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1 që siguron biletën për në Euro 2024!

90’+2’ Muja hyn në fushë në vend të Asanit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ Vjen goli i vendasve! Pas një harkimi në zonë është Baboglo i cili shënon golin e barazimit 1-1. (VIDEO)

87’ Berisha bën mrekullinë ndaj një gjuajtje të afërt të Damaskan.

86’  Daku ndëshkohet me karton të verdhë.

84’ Goditje dënimi e shkëlqyer e Asllanit, gjuajtja e tij devijohet mbi traversë nga portieri i vendasve. (VIDEO)

73- Traversa shpëton Moldavinë, Seferi pranë golit. Më pas, gabon Bajrami.

80’ Gjasula merr vendin e Bajramit në radhët e kuqezinjve.

74’ Tjetër rast për të shënuar, me gjuajtjen e Bajramit nga jashtë zonës që nuk gjen trekëndëshin në të majtë të portierit. (VIDEO)

73’ Mundësi e artë e kuqezinjve për të dyfishuar shifrat. Seferi nga e majta gjuan por gjen devijimin e portierit e më pas traversa i mohon gëzimin e golit. (VIDEO)

73’ Një harkim i rrezikshëm në zonën kuqezi spastrohet nga Ismajli i cili largon sferën në këndore.

69’ Motpan i lë vendin në fushë Damaskan në këto minuta të fundit.

67’ Vendasit shfaqen përsëri rrezikshëm me Nikolaeskun i cili ul topin për Postolakin, roveshata e këtij të fundit përfundon qetësisht në duart e Berishës. (VIDEO)

62- Krosim i Seferit për Dakun, nuk e mbërrin topin sulmuesi. Topi i takon portierit Railean.

58- Goditje e Asanit nga distanca, por bllokohet. S’ka penallti, pavarësisht pretendimeve kuqezi për prekje me dorë.

54- Berisha pret një  goditje të Nikolaesku. Mbetet rrezik konstant sulmuesi i njohur. Minuta të mira për vendasit.

46- Nis pjesa e dytë.

45- Mbyllet fraksioni.

30- Moldavia shton presionin,  tenton me pasime të shpeshta rreth zonës. Më pas, pretendon për penallti, asgjë nuk ka ka sipas arbitrit skocez, Collum!

25- GOOL! Penallti e fituar nga Seferi. Kontrollohet me VAR dhe akordohet si 11-metërsh i rregullt. Nga pika e bardhë nuk fal Cikalleshi, i cili rikthehet te goli në Kombëtare.

14- Kundërsulm moldav, Berisha ndal Ion Nicolaescu. Topi shkon në këndore. 

13- Provon Asllani nga distanca, goditja bllokohet nga muri.

7- Shqipëria del mirë nga krahët, nuk shfrytëzohet si duhet aksioni, prapavija moldave largon topin pasi kuptoi idenë.

6- Mungojnë rastet konkrete, ekipet studiojnë njëra-tjetrën.

1- Nis ndeshja.

Related posts

SHËNON FUTBOLLISTJA SHQIPTARE/ Ja festa e Kosovare Asllanit pas golit në Botëror (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI EKLIPSON TITULLIN/ Liverpool: Sjellje e papranueshme nga tifozët! (FOTO)

Delo.autor

“GOLIN E PARË E DHURUAM”/ Trajneri Daja: Ju tregoj mangësinë e Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment