Futboll Sport

SHORTI “EURO2024″/ Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet! Bëjmë maksimumin në Gjermani

Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në letër, duke patur parasysh eksperiencën e këtyre skuadrave në arenën ndërkombëtare, por edhe trofetë e fituar.

Në një pronocim për fshf.org, mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, ka komentuar shortin e hedhur nga UEFA në Hamburg të Gjermanisë. Futbollisti, i cili aktivizohet me Leçen në Itali, theksoi se është një grup i vështirë.

Megjithatë, sipas tij asgjë nuk është e pamundur dhe Shqipëria do të shkojë në Gjermani për të marrë maksimumin. Më tej, mesfushori kuqezi shtoi se edhe në edicionin kualifikues Shqipëria u përball me kundërshtarë të fortë si Çekia dhe Polonia, por ia doli mbanë të bënte mirë.

“Përshëndetje të gjithëve, siç e patë grupin tonë, një grup i vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por ne do të shkojmë në Gjermani dhe do të tentojmë që të bëjmë befasinë. Ne shkojmë atje që të tregojmë nivelin e skuadrës tonë.

Edhe në kualifikuese në Grupin E kemi patur ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia. Ne do të shkojmë atje të luajmë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Nuk do të dërëzohemi lehtë. Një grup i vështirë, por ne mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani. Ju përshëndes të gjithëve dhe forca Shqipëria”, përfundoi pronocimin e tij Ylber Ramadani.

Related posts

PRANË ZYRTARIZIMIT/ ZIDANE në Londër duke pritur telefonatën e klubit në kaos… (FOTO)

Isa.Autor

WOLVES KALON NË EPËRSI/ Ka shënuar golin Jimenez (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON SEKRETIN PËR BASHKËKOMBASIN E TIJ/ Lautaro Martinez: Ai është vendimtar në suksesin tim tek Inter

Delo.autor

Leave a Comment