Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Kukësi “divorcohet” edhe me kapitenin: Koha do t’i tregoj të gjitha…

Ylli Shameti i ka dhënë fund aventurës së tij te Kukësi. Pa plot 6 vitesh te klubi verilindor, mbrojtësi është gati për një aventurë të re.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka dhënë këtë lajm. Ai ka falenderuar të gjithë nga presidenti e deri tek tifozët.

Sa për arsyet ai ka thënë koha do t’i tregojë të gjitha.

Postimi i lojtarit:

Pas 6 vitesh erdhi edhe momenti qe te ndahem nga FK.KUKESI! Deshira ishte qe ta mbyllja karrieren ketu por?? Arsyet???
Koha i tregon te gjitha!
Shameti ka akoma per te dhene ne futbollin e luajtur!
Sot ka falenderime per te gjithe duke filluar nga presidenti, te gjithe drejtorat teknik, shefi i klubit, stafi mjekesor dhe te gjithe trajneret nga i pari Armando Cungu qe e kam gjetur tek ekipi e deri tek Ernest Gjoka!
Padiskutim falenderoj te gjithe futbollistet qe kemi punuar bashke sidomos Kapitenin legjendar Rrahman Hallacin si dhe Kapitenin ne detyre Besar Musolli me te cilet kemi kaluar shume momente te veshtira per ta bere ekipin tashme nje nga ekipet me te forta ne Shqiperi! Uroj qe kete ta bejne edhe te tjeret ne vazhdim qe e kane marre persiper!
Dhe si perfundim nje falenderim per ata qe une i kam quajtur oksigjeni i ekipit TIFOZAT KUKSIAN per te cilet ishte kenaqesi qe u kam dhene momente te gezueshme me golat dhe preformacen time!
Faleminderit familja FK.KUKESI!
I Juaji Y.SH 4!(Ing)

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Capello ndez ëndrrat e Juventus-it dhe Inter-it me deklaratat e fundit

Delo.autor

MOTO GP/ Dovizioso: Lorenzo e Pedrosa e tepruan, humba pikë për kampionatin

Sadik.Autor

Gentjan Begeja: Pësuam gola naivë, ky është kontigjenti i Teutës

Q.Autor

Leave a Comment