Futboll Sport

SHORTI I “EURO 2024″/ Ramadani shpreh dëshirat, kërkon dy ekipe “big”, por ëndrra e tij është e pamundur

Ylber Ramadani ishte një nga surprizat e bukura të kualifikueseve “Euro2024”, një titullar absolut për Shqipërinë. Së bashku me Asllanin, Sylvinho formoi një dyshe perfekte në mesfushë, dy lojtarë të paprekshëm që i dhanë ekipit një balancë të jashtëzakonshme. Në konference për shtyp, përpara sfidën me Bologna-n, mesfushori i Lecce-s u pyet edhe për shortin që preferon për në Evropian. Ramadani nuk nguroi të zgjedh dy nga përfaqësueset emblemë të Evropës:

Vazo Dyte

“Do të më pëlqente të kisha në grup Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën. Është hera e dytë që ne kualifikohemi në një Evropian, është një mundësi e shkëlqyer. Kemi me të vërtetë një skuadër të fortë, kemi 7-8 lojtarë që luajnë në Serie A. Për mua është një ëndërr, që kur isha i vogël kjo ka qenë ëndrra më e madhe”, u shpreh Ramadani.

Grupet

Dëshira e mesfushorit kuqezi është e pamundur, pasi Italia dhe Zvicra janë të dyja të vendosura në vazon e katërt, vetëm me një nga këto dy ekipe mund të përballet.

Related posts

Nuk ka më fshehje, Vllaznisë i dalin ”zot” publikisht (FOTO)

Sadik.Autor

E ARDHMJA E SOLARIT DREJT FUNDIT/ Ja vendimi që merr klubi i Real Madridit për shkarkimin e trajnerit

Delo.autor

Bogdani zbulon listën/ Ja kuqezinjtë dhe ndeshjet eliminatore të Shqipëria U-19

Isa.Autor

Leave a Comment