Champions League Futboll Sport

ANALIZA/ Allegri nuk njeh ende lojtarët, ja si mund ta rilindë Juventus

Që do të kishte qenë një udhëtim i trazuar në oqean, duke qenë se vjet e arritën vendin e katërt vetëm në minutat e fundit të kampionatit, dihej, por edhe Juventusi i “timonierit” Alegri ka nisur që të fusë ujë që në përballjet me dallgët e para.

Skuadra, nga Pirlo te “Konti Maks”, duhet të ndërrojë gjithçka, sepse nëse “Maestroja” kërkonte më shumë palexho dhe zotërim topi, për më shumë spektakël në fushë, Alegri kërkon një futboll më të thjeshtë, të luajtur me kundërsulm, por duke nisur nga koncepti kryesor, që skuadra duhet të jetë fillimisht perfekte në mbrojtje dhe më pas të kërkojë golin.

Sigurisht që të sistemosh gjithçka nga e para nuk është aspak e lehtë dhe trajneri bardhezi meriton edhe pak kohë sa të kolaudojë pazëllin dhe t’i japë “Zonjës së Vjetër” sërish identitetin e tij.

ZERIM SË KALUARËS – Nga Juventusi aktual, Alegri nuk njeh thuajse 80 për qind të skuadrës, duke qenë se De Ligt, Danilo, Ramsej e Rabio erdhën në vitin e Sarrit, ndërsa Artur, Kulusevski, Kieza e MeKeni në vitin e Pirlos. Nga skuadra “e vjetër” kanë mbetur vetëm Shezni, Morata, Dibala, Ken, Kielini, Bonuçi, Kuadrado e Sandro, prandaj t’i përshtatësh gardës së vjetër elementët e rinj, nuk është asnjëherë e lehtë, duke qenë se edhe eksperienca dhe të luajturit për të fituar e të ardhurve në dy sezonet e fundi është shumë e paktë.

KUSH BËN PËR ALEGRIN? – Tema tjetër, dhe ndoshta më e rëndësishmja, lidhet me karakteristikat e këtyre lojtarëve që kanë ardhur në dy vitet e fundit dhe a janë idealë apo jo për idetë e lojës së Masimiliano Alegrit. Dhe nëse do ta mendonim si “Konti Maks”, pra duke e nisur analizën nga mbrojtja, pa dyshim që De Ligt, duke u alternuar me Kielinin e Bonuçin, por edhe me Danilon që mund të shkëmbejë vendet me Kuadradon plus të vjetrin Sandro, pa dyshim që ekzistojnë të gjithë elementët për të plotësuar kërkesat e Alegrit.

Soliditet në prapavijë, shpejtësi në kundërsulm dhe superioritet kur Juvja sulmon janë cilësi që i kanë të gjithë, sidomos anësorët e mbrojtjes, por çështja është që këto karakteristika duhet të përshtaten sa më shpejt dhe sa më shumë me ata që kanë për detyrë të kristalizojnë fazën e menaxhimit të topit dhe më pas të atyre që kanë për detyrë të prodhojnë golin në 20 metrat e fundit. Kieza, Kulusevski, Kuadrado janë lojtarë që kanë gjithçka me të marrë topin nga kolegët e prapavijës, duke qenë se përveç teknikës zotërojnë edhe driblim, shpejtësi e fantazi, ndonëse problemi më i madh është që në mes të mekanizmave të tyre tashmë duhet të hyjnë Lokateli i ardhur këtë verë, por edhe Artur Melo, pasi këta duken aty dy lojtarë të vetëm që kanë cilësitë e fantazistit, ndonëse edhe këtu del një problem shumë i madh.

Lokateli te Sasuolo dhe te Italia është mësuar që përkrah të ketë lojtarë të tjerë shumë teknikë, palexhatorë si Zhorzhinjo e Verrati për shembull, ndërsa te Juventusi alternohet me Bentankurin e MeKenin apo edhe Rabionë, që vetëm lojtarë të tillë nuk janë. Edhe Artur vjet i kërkoi Pirlos që të luante disi më lart sesa rrethi i mesfushës, duke qenë se Bentankur më shumë sesa e ndihmonte i pengonte hapësirat, prandaj nëse Alegri arrin që të zgjidhë këtë ngërç, mund të gjejë edhe çelësin e suksesit të një reparti që po vuan prej vitesh.

Ndërsa në sulm, detyra e vetme e trajnerit të Juves është që të pozicionojë Dibalën përreth zonës së rreptësisë kundërshtare, në atë rreth 20 metrash larg portës, në mënyrë që argjentinasi të shprehë gjithë potencialin e tij. Madje, të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe Kieza e Morata, sepse duke mos i kërkuar shumë detyra mbrojtëse kësaj trioje fantastike, e cila e njeh shumë mirë portën, duhet pikërisht ajo siguri që ofronte mbrojtja dhe mesfusha e aventurës së parë të Alegrit në Torino, për të rikthyer balancën dhe rezultatet pozitive në ekip.

Related posts

“Çmenduri” për super sfidën Liverpul-Man City, nuk do ta besoni në sa shtëpi do të transmetohet

Isa.Autor

ARRESTOHEN DY PERSONA/ Fotot e trupit të pajetë të Sala publikohen në internet

Delo.autor

11 VITE PRITJE! Milani shpallet KAMPIONE e Italisë, zbret nga froni Interin

F.autor

Leave a Comment