Futboll Sport

ZYRTARE/ Çështja e rinovimit, Torino vendos për Vojvodën

Pas paraqitjeve të mira, Mergim Vojvoda është shpërblyer me kontratë të re. Torino ka rinovuar me mbrojtësin shqiptar, teksa Vojvoda do të qëndrojë te kjo skuadër e Sere A deri në vitin 2025.

“Klubi i futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka ushtruar opsionin për të vazhduar kontratën e lojtarit Mërgim Vojvoda deri më 30 qershor 2025. Këtu që nga gushti 2020, ai ka zhvilluar 103 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola” – Shkruan klubi.

Vojvoda po luan sezonin e katërt në Torino. Në këtë edicion, ai ka luajtur 14 ndeshje. 28-vjeçari ka luajtur më parë te Mouscron dhe ST Liege.

Related posts

Karriera e Luke Shaw u shkatërrua nga Jose Mourinho.

Sadik.Autor

“NUK FLAS ME PIOLIN…”/ Çudit Ibrahimovic: E vendos unë nëse luaj apo jo

F.autor

Manchester City kërkon me ngulm Van Dijk, gati oferta ‘faraonike’ për holandezin

Q.Autor

Leave a Comment