Futboll Sport

RENDITJA E UEFA-S PËR VITIN 2023/ Ja në cilat pozicione e mbyllin 7 skuadrat e Kategorisë Superiore

Klubet e Kategorisë Superiore nuk ia kanë dalë as në këtë sezon që të sigurojnë fazën në grupe të kompeticioneve ndërkombëtare dhe kjo ka bërë që progresi i tyre në renditjen përgjithshme të UEFA-s të jetë minimal.

Kjo bën që klubi i renditur më lart në klasifikim në fundin e vitit 2023 të jetë Partizani, i cili gjendet në pozicionin e 211-të, teksa kanë një koeficient prej 6,5 pikësh, duke qenë aktualisht klubi më i mirë i Superiores në këtë drejtim.

Pas krahëve të ekipit kryeqytetas vjen Laçi, i cili duke u paraqitur rregullisht në vitet e kaluara dhe duke kaluar ture, ka siguruar koeficientin 6 që e rendit në vendin e 226 në Europë. Tirana me koeficientin 5,5 është e treta mes skuadrave të Superiores, duke u pozicionuar në vendin e 255-të në klasifikimin e UEFA-s.

Më pas vijnë me radhe Teuta, Vllaznia, Kukësi dhe debutuesja Egnatia, të cilat janë pjesëtaret e renditjes së UEFA-s ku merren për bazë vetëm skuadrat që kanë luajtur në 5 edicionet e fundit.

KLUBET E SUPERIORES NË RENDITJEN E UEFA-S

211 Partizani 6,5 pikë

226 Laçi 6 pikë

255 Tirana 5,5 pikë

275 Teuta 4,5 pikë

306 Vllaznia 4 pikë

353 Kukësi 2,5 pikë

411 Egnatia 1 pikë

/P.sport

Related posts

Ndryshime të mëdha/ MILANI zyrtarizon numrat e lojtarëve për sezonin e ri

Isa.Autor

“LEO ËSHTË NJË PERSON I REZERVUAR”/ Lucescu nuk ka dyshime: Ja pse Messi duhet të largohet nga Barcelona

Delo.autor

Babai i Neymarit u jep fund spekulimeve: E tashmja dhe e ardhmja e birit tim i takojnë PSG-së

Q.Autor

Leave a Comment